Ekspozita 'Urtësia e pashuar' në vilën e diktatorit Hoxha

Një ekspozitë e rrallë po shfaqet në zemër të Tiranës, në vilën e Enver Hoxha. Ekspozita e titulluar “Urtësi e pashuar” është hapur në 5 Maj dhe do të vazhdojë të jetë e hapur deri në 20 Maj. 

Ekspozita 'Urtësia e pashuar' në vilën e diktatorit Hoxha

Veçantia e kësaj ekspozite qëndron te 39 objektet e shfaqura, ku më të njohurit janë pa dyshim “Kodikët e Beratit”, të cilët janë janë pjesë e Kujtesës së Botës. Vizitorët do të kenë mundësi të njihen me trashëgiminë kulturore, shpirtërore të 14 shekujve, përmes librave të shenjtë dhe dorëshkrimve, të cilat ruhen në Arkivat Qendror të Shtetit.

Ekspozita 'Urtësia e pashuar' në vilën e diktatorit Hoxha

Kjo është një mundësi e rrallë të shohësh bashkë këto dorëshkrime të shenjta të periudhave të ndryshme të historisë së Shqipërisë, të shfaqura në vilën e diktatorit Enver Hoxha, i cili ndaloi predikimin e feve, dhe në emër të shtetit ateist, ka ndëshkuar përfaqësues dhe liderë të komuniteteve fetare. 

Në një bisedë të shkurtër me Drejtorin e Arkivës së Shtetit, Z. Ardit Bido, mësuam se ekspozita kishte tërhequr shumë vizitorë shqiptarë e të huaj. “Ekspozita është menduar të vendoset këtu jo pa qëllim. Vetë vila e Enver Hoxhës zgjon interes për shqiptarët të cilët kanë qenë të shumtë që e kanë vizituar. Mund të themi se numri i vizitorëve në ditë arrin mbi 1000”, shprehet Bido për Visit Tiranën. 

Ekspozita 'Urtësia e pashuar' në vilën e diktatorit Hoxha

Interesi i lartë shihej dhe tek turistët e huaj të cilët kalimthi kishin vënë re ekspozitën. Një prej tyre për Visit Tiranën u shpreh: Ju jeni me fat që keni ruajur sot e kësaj ditë këto trashëgimi kulturore dhe shpirtërore.

Ekspozita 'Urtësia e pashuar' në vilën e diktatorit Hoxha

Kësaj ekspozite nuk i kanë munguar as brezat e rinj, grupe të mëdha nxënësish të shkollave të mesme në Tiranë kanë vizituar ekspozitën të shoqëruar nga mësuesit e tyre.

Ekspozita 'Urtësia e pashuar' në vilën e diktatorit Hoxha

Ekpozita u mundësua nga Arkiva e Shtetit dhe u organizua në kuadër të “Vitit të Gjergj Kastriot Skënderbeut” dhe kremtimeve të Javës Europiane.

Për ju qe nuk keni shkuar ende ta vizitoni, keni ende kohë deri në datë 20 Maj, nga ora 10.00-22.00

Ekspozita 'Urtësia e pashuar' në vilën e diktatorit Hoxha

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort