Linjë e re hekurudhore Tiranë-Aeroport

Një lajm i mirë për shqiptarët dhe të huajt është fillim i ndërtimit të linjës së re hekurudhore Tiranë-Aeroporti Nënë Tereza. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Z. Damian Gjiknuri, ku sipas tij pas më shumë se 30 vitesh ky është investimi i parë serioz në rrjetin e hekurudhave nga BE.

Linjë e re hekurudhore Tiranë-Aeroport për 15 minuta

Bashkimi Europian, BERZH dhe partnerët do të financojnë 35.5 milionë euro për të përmirësuar linjën hekurudhore Tiranë-Durrës si dhe për ndërtimin e linjës së re.

Në total, qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 90 milionë euro për hekurudhën, ndërkohë që ka nisur faza e përzgjedhjes së kontraktorëve. Sipas planeve të BE-së, kjo e fundit do të investojë rreth një miliardë euro në programet e konektivitetit në Ballkanin Perëndimor.

Data e fundit për aplikime është 31 Maji, ndërkohë që hekurudha do mbarojë 30 muaj pas fillimit të punës. 

New railway ‘Tirana-Mother Teresa Airport” to be constructed

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort