Një Europë e vogël në zemër të Tiranës

Dita e Europës u festua në mënyrë unike në Tiranë. Pavarësisht shiut, Sheshi Skenderbej u kthye në një Europë të vogël, ku gjithkush mund të shihte flamujt e vendeve anëtarë të varura në godinat qeveritare por dhe në gjithë mjedisin përreth Sheshit Skenderbej. Fshati BE- titullohej ky aktivitet i organizuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në kuadër të javës Europiane, që ka startuar me aktivitete në gjithë vendin. Përfaqësues të vendeve anëtare morën pjesë në ceremonin e hapjes së parkut. Ky minipark europian tashmë ka pemët e sjella nga vendet anëtarë duke krijuar një Europë të Bashkuar, në zemër të  Tiranës, si një simbolikë për rrugën ku dëshiron të ecë sa më shpejt edhe Shqipëria.

Shqiptarët janë shumë mbështetës të anëtarësimit në BE, ku mbi 70% duan që vendi ynë të jetë pjesë e BE.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe Kristian Danielson, drejtori i përgjithshëm i zgjerimit të Komisionit Europian që vlerësoi ndryshimet në Tiranë dhe veçanërisht këtë park të vogël me pemë që dikur ishte hapësirë për makinat. Të tjera aktivitete në javën Europiane do të vazhdojnë në Sheshin Skënderbej. Aty ishin hapur dhe disa tenda nga përfaqësitë e vendeve anëtarë ku mund të marrësh informacion rreth studimeve në BE, rreth mundësive për punësim, por dhe për projekte të ndryshme të BE si me artizanet, fermerët etj. Zona e fëmijëve gjitashtu ishte e pranishme për të argëtuar fëmijët. Ndërkohë kurora e aktiviteteve është koncerti i sotshëm në Sheshin Skënderbej.

Shihni galerinë e atmosferës së sotshme në ditën e Europës:

'Europe Tree Park” is opened today in Tirana

'Europe Tree Park” is opened today in Tirana

'Europe Tree Park” is opened today in Tirana

'Europe Tree Park” is opened today in Tirana

'Europe Tree Park” is opened today in Tirana

'Europe Tree Park” is opened today in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort