‘VisitTirana’ nominohet për çmimet e 'Emerging Europe'

Jemi të lumtur të ndajmë me ndjekësit dhe miqtë tanë lajmin e mirë për nominimin e Visit Tiranës në kategorinë "Fushata e vitit për Turizmin" – çmime që jepen nga Emerging Europe. Emerging Europe është një organizatë me seli në Londër, një  “Think Tank” i angazhuar për të nxitur zhvillimin social dhe ekonomik te 23 vendeve në Europën Lindore dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rajonin dhe vendin tonë. Pjesë e këtij grupi shtetesh është dhe Shqipëria.

Emerging Europe shpalli thirrje për organizatat dhe bizneset të dërgonin projektet e tyre për zhvillimin, strategjitë, investimet dhe promovimin në turizëm.

Visit Tirana ishte një ndër aplikantët dhe pas një procesi vlerësimi me kritere shumë strikte, Emerging Europe zgjodhi 10 kandidatët për secilën kategori. Visit Tirana është nominuar së bashku me 9 kandidatë të tjera në kategorinë e “Fushata e Turizmit e Vitit” dhe ne jemi shumë entuziastë për këtë nominim.

Visit Tirana nominated for Emerging Europe Awards

 Përse Visit Tirana

Visit Tirana nisi si një projekt vullnetar për të promovuar qytetin tonë. Fillimisht vetëm me një llogari në Tëitter dhe Facebook në 2013, ku promovohej gjithçka rreth Tiranës, në një kohë që kishte shumë pak agjenci apo media sociale që punonin në këtë drejtim. Më pas u bë zëri autentik i Tiranës në gjuhën angleze, ku fokusi ishin turistët e huaj që vizitojnë qytetin. Nga postimi thjesht i fotove nga Tirana, Visit Tirana nisi të publikonte çdo event që u interesonte turistëve të huaj, informacione praktike se çfarë të vizitojnë në qytetin tonë. Ndërsa tani jemi dedikuar plotësisht promovimit të qytetit tonë dhe të japim kontributin tonë në zhvillimin e turizmit në kryeqytetin dhe vendin tonë.

Visit Tirana është një projekt i Manderina Promotions, një kompani PR dhe Marketingu me seli në Tiranë. Fokusi i kësaj kompanie është të ofrojë shërbime PR dhe Marketing online për bizneset në Shqipëri. Por që në fillimet e saj Manderina është e orientuar me fokus turizmin dhe shumica e klientëve të saj janë në këtë sektor. Ëebsite ka informacione nga A-ja te ZH-ja për çdo vizitor që planifikon të vij në Tiranë. Ne jemi shumë aktiv dhe në mediat sociale:

 www.instagram.com/visit_tirana/
www.facebook.com/VisitTirana/
twitter.com/VisitTirana

Visit Tirana është vlerësuar dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj me çmimin si “Personalitet i Vitit 2015” për punën që kemi bërë në promovimin e Tiranës turistike.

Konkurset e VisitTirana ne mediat sociale

Ne brandojmë #VisitTirana nëpërmjet konkurseve të fotografisë që  organizojmë në mediat sociale me hashtage,  #TiranaSpring, #TiranaAutumn, #TiranaWinter, #TiranaSummer për çdo sezon të vitit. Konkursi i parë është zhvilluar në vitin 2016 dhe tani jemi duke bërë konkursin e 6-të #TiranaSpring2018. Fotografë amator dhe profesionist dërgojnë fotot e tyre të shkrepuara në Tiranë dhe i postojnë me hashtag-un tonë ku numërohen mbi 1000 foto dhe më shumë. Ne ftojmë bizneset të ofrojnë çmime për fituesit dhe organizojmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Këto janë disa nga artikujt për konkurset e kaluara:

#TiranaAutumn konkurs fotografie 

#TiranaSummer2017 konkurs fotografie

#TiranaSpring2017 konkurs fotografie

Kandidimi i VisitTirana

Kontributi më i madh i VisitTirana në promovimin e qytetit është se ka dixhitalizuar të gjitha informacionet për atraksionet duke i bërë jehonë Tiranës si destinacion turistik. Ne shkruajmë artikuj unik dhe blogje për çdo gjë që ndodh në Tiranë, evente kulturore artistike, atraksione të reja, ture dhe itinerare për vendasit dhe të turistët. Kjo është përpjekja e parë serioze në promovimin e Tiranës dhe Shqipërisë.

Së dyti, ne kemi një angazhim të madh me ndjekësit nëpërmjet kanaleve tona në mediat sociale. Ne kemi më shumë se 25K ndjekës në të gjitha mediat tona sociale dhe më e rëndësishmja është angazhimi i lartë, madje i larti krahasuar në rajon. Ne promovojmë Tiranën nëpërmjet brezave të rin, të cilët janë më të motivuar të bëjnë foto dhe të marrin pjesë në konkurse.

Së treti, ne i japim vizibilitet turizmit të qytetit dhe bizneseve në këtë sector që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj nisme, sepse shohin interes në ekspozimin e biznesit të tyre me klientë të rinj dhe ekzistues, vendas dhe të huaj.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort