Akulloret më të mira në Tiranë

Vera ende nuk ka ardhur por ka ardhur koha e akulloreve. Për të gjithë ju që i dashuronin këtë “ëmbëlsirë të ngrirë” ne do t’ju sugjerojmë disa vende ku do të shijoni akullore të mira. Sigurisht në Tiranë ka plot vende ku shërbehet akullore, madje në stinën e verës edhe në bare mund të gjesh akullore por jo domosdoshmërisht të freskëta e të shijshme.

Yogurteria Tirana është një nga ato vendet më të frekuentura në Tiranë për yogurt dhe akullore. Famën e ka marrë nga yogurtët më të mirë në kryeqytet, por atje mund të provosh dhe akulloret më të mira. Yogurteria ndodhet në rrugën Ibrahim Rugova, në rrugën e Elbasanit si dhe në qendrat tregtare TEG dhe Toptani Shopping Center.

Akulloret më të mira në Tiranë

Gelato La Nocciola është një dyqan akulloresh, por për klientët është si një parajsë e vogël akulloresh në rrugën Muhamet Gjollesha. Në këtë vend nuk e vë në diskutim nëse janë të freskëta apo jo, sepse sa herë do kaloni do të shihni dikë që është duke përgatitur dhe duke përzier përbërësit magjik të akulloreve.

D'Angelo Chocolate & Coffee nëse ju kanë zënë sytë fotot e miqve tuaj në Instagram me wafer-at me akullore, apo akulloret “e bukura” me shumë mundësi do të jenë të pikave të D’Angelo Chocolate & Coffee. Këtu jo vetëm që do të shijoni akullore të shijshme dhe të freskëta por do të kënaqeni dhe nga ambienti dhe shërbimi. E dimë që nuk do i rezistoni shkrepjeve të fotove.

Akulloret më të mira në Tiranë

Rolled ice cream Tirana akullorja tipike Tajlandeze e cila është e njohur më shumë në Azi, ka ardhur dhe në Tiranë dhe gjendet në TEG. Këto akullore përgatiten në moment , duke përdorur dy lopatat e vogla përzien qumështin që ngrin në çast, për t’u shndërruar në akullore, mbi pianurën e akullit.

Akulloret më të mira në Tiranë

Cioccolatitaliani Tirana

Akulloret italiane mund t’i provoni dhe në Tiranë  në Cioccolatitaliani Tirana. Kur kalon nga rruga Ibrahim Rugova, është e pamundur t’i rezistosh bankun të mbushur me akullore të shijeve të ndryshme në Cioccolatitaliani Tirana. Shija më e kërkuar është akullore me pistachio dhe më një biskotë sipër.

Akulloret më të mira në Tiranë

 Akullore Alma

Nuk mund të thuash se jeton në Tiranë dhe nuk ke provuar akulloret në rrugën Myslym Shyri në dyqanin “Alma”. Këtu duhet të presësh pakëz në radhë për të marrë akulloren e preferuar pasi si vendasit dhe turistët e huaj ndalojnë në këtë vend për t’u freskuar me akulloret e këtij dyqani.  

Akulloret më të mira në Tiranë

Nëse ju keni spikatur vende të tjera përveç këtyre, jeni të mirëpritur të na dërgoni sugjerimet tuaja.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort