Çfarë të bësh në Maj në Tiranë

Maji është muaji ideal për të vizituar Tiranën. Temperaturat janë të ngrohta dhe koha perefekte. Në fakt në duket sikur vera vjen me këtë muaj. Është muaji i preferuar për turistët gjithashtu, ku sheshet e Tiranës i sheh plot me grupe turistësh nga vende të ndryshme të botës. Ky është muaji më i gjallërishëm sepse fillojnë aktivitetet në natyrë, koncerte, kinema në natyrë, shfaqje teatrale etj. Maji është muaji i fundit i populluar në Tiranë, para se të nisë vera e vërtetë ku qyteti zbrazet dhe njerëzit largohen drejt plazheve, duke bërë që kryeqyteti të bjerë në qetësi. Në fund të Majit përfundon dhe sezoni shkollor dhe shumë fëmijë shkojnë nëpër kampe verore.

What to do in May 2018 in Tirana

Dita e parë e Majit është ditë pushimi për shkak “Ditës së Punëtorëve”, ku në Shqipëri festohet si ditë pushimi, ndërsa në vendet e tjera protestohet. Kjo ditë kujton protestën në Amerikë për të drejtat e punëtorëve, ku u kërkua të vendosej 8 orarëshi i punës. Ndërkohë në Tiranë, po këtë ditë, ne ju sugjerojmë të vizitoni Panarin e Punës, "Destinacioni Punë", që zhvillohet tek Parku Olimpik Tiranë, për ata që nuk ende në marrëdhënie pune.

Përsa i përket eventeve këtë muaj, një ndër eventet e mëdha që pritet të mbledhë shumë njerëz, është Colour Day Festival, i cili do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në datën 12 Maj. Festivali organizohet për herë të parë në Tiranë, ku të ftuar do të jenë artistë shqiptarë dhe të huaj. Lexo më shumë këtu.

What to do in May 2018 in Tirana

Diva Show do të jetë një tjetër koncert recital madhështor me artistet shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokdhima, të cilët do të dhurojnë spektakël në 16 Maj te Pallati i Kongreseve. 

Aktivitete të tjera janë planfikuar nga Bashkia e Tiranës, duke filluar me aktivitete për fëmijë dhe të rritur në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Jeta artistike do të jetë e ngjeshur me shfaqjet që do të ngjiten në skenat e teatrove në Tiranë. Mësoni më shumë këtu!

Ndërsa qyteti do të gumëzhijë nga aktivitetet, ne ju rekomandojmë që fundjavave të shkoni në atraksionet natyrore të Tiranës. Një ide shumë e mirë për një fundjavë aventure me familjen ose shoqërinë është një ditë në Parkun e Aventurave në Dajt, i cili hapet në 1 Maj pas mbylljes në sezonin e dimrit. Destinacion mjaft i preferuar është dhe Liqeni i Bovillës, Syri i Cikllopit, Kanionet e Erzenit. Ndërsa për piknik mund të shkoni në Liqenin e Farkës, Pezë, Petrelë etj.

Nëse doni ture në Tiranë, mos hezitoni të na kontaktoni. Ne ofrojmë ture kulturore, natyrore, si dhe turin e komunizmit.

What to do in May 2018 in Tirana

Ku të gjeni hotelet më të mira në Tiranë, restorantet , baret klikoni këtu.

What to do in May 2018 in Tirana

Për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, mos harroni të merrni pjesë në konkursin tonë #TiranaSpring2018 në Instagram dhe Facebook. Tre çmime do të jepen për fituesit: çmimi i parë një ditë aventure në Malin e Dajtit, përfshihet udhëtimi me teleferik, hyrja në parkun e aventurave dhe dreka. Ndërsa çmimi i dytë do të jetë një drekë çift  në restorantin Fish House, dhe çmimi i tretë një paketë me 15 hyrje në Tirana Rock Climbing Center.

Nëse doni të fitoni vizibilitet në Instagram, Visit Tirana ofron postime në kanalet e mediave sociale dhe insta story, për të ndarë së bashku gjithcka që turistëve u duhet, teksa vizitojnë qytetin tonë.

Ju urojmë një Maj të bukur në Tiranë!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort