Shija e kuzhinës italiane në Tiranë

Nuk ka dyshim që kuzhina italiane është një nga më të njohurat dhe të preferuarat në botë. Ajo mbetet e preferuara edhe për shqiptarët.  Në Tiranë ekziston një vend ku të merrni shijen e vërtetë të kuzhinës italiane, një ambient i kuruar ku i gjen të gjitha në një: bar, lounge dhe restorant.

Shija e kuzhinës italiane në Tiranë

Più 39 Food & Clubs është restoranti eskluziv  i vendosur në qendër të ish-Bllokut, në zonën më aktive, rinore dhe më të gjallë të kryeqytetit. Këtu do të provoni recetat të kuzhinës tradicionale italiane, pa lëne pas dhe disa specifika të rajonit të Kampanjës, vendlindja e Shefit të kuzhinës, Fabrizio Iadanza.  Këtu nuk gjen vetëm kuzhinën e mirë, por dhe një ambient fantastik i arreduar me shije dhe mjaft modern, që shkon përshtat dhe me zonën trendi të Bllokut. Jo më kot është zgjedhur si Restoranti më i mirë i stilit Italian në Shqipëri në vitin 2017.

Visit Tirana pati një bisedë të këndshme me Shefin Italian, Fabrizio për ta pyetur rreth disa sekreteve të kuzhinës italiane.  Ai na tregon që pasioni për gatimin ka lindur që në vogëli. Pas vitesh të tëra si shef kuzhine në disa restorante  ai ka punuar dhe udhëtuar në vende të ndryshme të botës: në Europë, SHBA etj.  Fabrizio së fundi la Ibizën për t’u shpërngulur në Tiranë, pikërisht në Tetor të vitit 2016. Në gatimet e tij ai hedh pasionin dhe aftësitë krijuese për të prezantuar gjithnjë pjata unike, të shijshme dhe estetike.  Specialiteti i tij nuk janë vetëm gatimet e rajonit të Kampanjës, por edhe receta që vijnë nga zona të ndryshme të Italisë.

Shija e kuzhinës italiane në Tiranë

Çfarë e bën special këtë restorant?

“Përzierja e shijeve dhe thjeshtësia. Këtu përgatiten gatime tradicionale, duke përdorur teknika dhe pajisje moderne. Ne gatuajmë me temperaturë të ulët, me vakum, gatime të ftohta, për të ruajtur shijen e gjithë produkteve, rrëfen Fabrizio.  Menuja është aq e larmishme sa ju mbetet vetëm të zgjidhni: variacione mishi, peshku, perime, djathëra, verëra dhe ëmbëlsira.

Più 39 Food & Clubs mund ta vizitoni 24 orë në 24, ku mund të shijoni mëngjesin, drekën apo darkën tuaj. Është i përshtatshëm edhe për mbrëmjet ku mund të provoni aperitivët fantastikë. Nëse ju pëlqen degustimi i verës, këtu do të gjeni brande të ndryshme të verës italiane dhe jo vetëm. Të gjitha këto ju ofrohen me çmime të kënaqshme në raport me cilësinë e tyre. Kaq shumë të mira në një vend, vetëm këtu mund t’i gjesh.

Një tjetër element që i jep vlerë të shtuar këtij restoranti, është stafi i kulturuar dhe kujdesi që ata tregojnë për klientin.  Cdo njeri ndihet i respektuar dhe i trajtuar me një kujdes të vecantë, pasi nuk mjafton vetëm ushqimi i shijshëm që klientët  të kthehen sërish me përshtypjet më të mira.

Spageti me domate e Piennolo të Vezuvit është një ndër pjatat më tipike dhe të njohura italiane. E vecanta e spagetit tek ky restorant është tek ingredientët të cilët janë përzgjedhur në mënyrë të padiskutueshme, që nga lloji i pastës, borziloku i freskët e deri tek salca e cila është vërtetë speciale, me domate vullkanike të seleksionuara nga shefi Gennaro Esposito ( i vlerësuar me  dy yje të Guidës presigjoze franceze Michelin).

La parmigiana di melanzane-Parmigiana patëllxhana është një antipastë tipike që si bazë ka patëllxhani e zi, salcën e domates, djathë, borzilok dhe shkumën e djathit parmixhano. Në lokal bëhet sipas recetës antike duke i shtuar paraqitjen  mjaft moderne dhe ftuese.

Shija e kuzhinës italiane në Tiranë

Stracotto di pollo

Është një pjatë moderne dhe shumë e shijshme. Pjesët më të mira të pulës të përzgjedhura dhe të përpunuara nga chefat e restorantit. Copat e mishit kalohen në zierje me zjarr të avashtë, riformohem dhe kalohen në furrë, pastaj procesi final është një prekje e lehtë në tigan për ti dhënë krokancen e duhur. Kjo pjatë shoqërohet me salcë agrodolce, qepukja të stinës dhe patate e shtypur picante.

Shija e kuzhinës italiane në Tiranë

Për të gjithë ju që pëlqeni ëmbëlsirat, këtu do gjeni disa receta vërtetë unike. Pas çdo dreke apo darke të mirë, ju sugjerojmë të provoni një  ‘Tiramisu në Mocha’, e cila është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe origjinale, të cilën nuk e gjeni kund tjetër.

Shija e kuzhinës italiane në Tiranë

Ju sollëm vetëm disa pjata, shumë pak nga ajo që mund të provoni e të shijoni vetë nga ky restorant fantastik. Nuk e themi vetëm ne, por shumë klientë që kanë lënë përshtypjet e tyre maksimale për gatimet dhe shërbimin që do të gjeni në këtë restorant.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort