Fëmijët japin mesazhe për Ditën e Tokës në Tiranë

Sot është Dita e Tokës dhe kujtohet në mbarë botën me fushata të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit tonë. Komuniteti i Tiranës është duke u bërë gjithnjë e më i vetëdijshëm për rëndësinë për të mbajtur pastrimin e mjedisit, për të eleminuar çantat plastike dhe për të mbjellë sa më shumë pemë.

Në këtë ditë, takuam një grup fëmijësh nga Shkolla e ‘New York Basic Education’ në Tiranë, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, të cilët sot ishin në një mision: të përhapnin mesazhe për të mbrojtur mjedisin. Ata ndalonin njerëzit në rrugë dhe u jepnin atyre fletushka me mesazhe për të mbrojtur mjedisin duke zëvendësuar qeset plastike me çanta ekologjike. Ata shpërndanë disa nga këto çanta të pikturuara me duar me dhe mesazhe të ndryshme.

Fëmijët japin mesazhe për Ditën e Tokës në Tiranë

Ishte një surprizë e këndshme teksa shihje këta fëmijë që e kishin kuptuar që bota do të jetë më e mirë nëse fillojmë të mbrojmë mjedisin ku jetojmë, duke filluar nga shtëpia jonë, lagjja, shkolla dhe qyteti. Ne duhet ta mbrojmë Nënën Natyrë, tokën tonë, burimet tona natyrore dhe të kujdesim oër planetin. Mbi të gjitha, Toka na mbanë gjallë.

Kjo nismë është pjesë e një projekti të madh “Ngritje e kapaciteteve dhe rrjetëzim midis OJQ-ve dhe të rinjve në vender e Europës Jugore dhe Lindore dhe FOEI”.

Tirana është zhvilluar aq shumë në vitet e fundit dhe Bashkia ka ndërmarrë disa iniciativa, veçanërisht këtë vit, ku ata kanë vendosur një rekord të mbjelljes së 100,000 drunjve në qytet.

Fëmijët japin mesazhe për Ditën e Tokës në Tiranë

Përse është shënuar 22 Prilli si Dita e Tokës?

Në shtator 1969, në një konferencë në Siatëll, Uashington, Geilord Nelson, senator i SHBA, shpalli se në pranverën e vitit 1970 do të kishte demonstrata për ambientin në të gjithë vendin. Fillimisht, senatori Nelson propozoi disa protesta ambijentaliste për ta futur mbrojtjen e natyrës në programin e qeverisë.

Me kalimin e një kohe të shkurtër kjo festë u kthye nga kombëtare në ndërkombëtare, duke sensibilizuar mbarë botën. Në SHBA kjo festë nisi në ekuinoksin pranveror, sepse kjo është periudha kur natyra lulëzon dhe vazhdoi po me të njëjtën traditë . Vendet e tjera preferuan një datë fikse. Kështu, tradita e Ditës së Tokës vazhdon të respektohet edhe sot, në këto kohë kur shkatërrimi i natyrës dhe problemet në lidhje me të janë thelluar më shumë se kurrë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort