Natën, Ma! Shfaqja dramatike 'Pulitzer', në teatrin Metropol

'Naten Mà', një shfaqje dramatike që do ju mbajë të gozhduar nga fillimi në fund në Teatrin Metropol. Një dramë botërore, fituese e Çmimit Pulitzer me titullin origjinal ‘Night, mother!’, e shkruar nga amerikania Marsha Norman, vjen në regjinë e aktores dhe regjisores Ema Andrea.

Natën, Ma! Shfaqja dramatike Pulitzer, në teatrin Metropol

Një aktrim i shkëlqyer i aktores kosovare, Ilire Vinca, fituese e një sërë çmimeve ndërkombëtare - në rolin e nënës - dhe ai i aktores së re të talentuar, Egla Ceno në rolin e vajzës. Një subjekt tronditës. Emocion, lot, të qeshura, urrejtje, dashuri, ulëritje dhe vajtim, të gjitha janë pjesë e dialogut mes dy grave në një shtëpi të errët. Historia është e tillë: Thelma rreth 50 vjec, jeton me vajzën e saj 30 vjecare Xhesin në të njëjtën shtëpi. Burri i Thelmës, pra babai i Xhesit, të cilin ajo e donte shumë, ka vdekur pak kohë më parë.

Natën, Ma! Shfaqja dramatike Pulitzer, në teatrin Metropol

Xhesi është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe erdhi të jetonte me nënën. Djali i Xhesit, në moshë adoleshente, duket se ka marrë rrugët e krimit. Xhesi është në një gjendje depresive. Krejt gjakftohtë ajo i thotë nënës së saj se do vriste veten pikërisht këtë natë, me pistoletën e babait, në papafingon e shtëpisë. Dhe për këtë kishte bërë gjithçka gati. Madje po i linte porositë e fundit nënës si të jetonte vetëm. Në fillim nëna nuk e beson, por më pas për rreth dy orë zhvillohet një bisedë e tensionuar mes tyre, ku ngrihen pyetje për të gjetur arsyen përse Xhesi ka marrë këtë vendim fatal. Nëna e pyet vazhdimisht, i kujton gjërat e bukura të jetës, përpiqet ta bëjë të ndryshojë mendim, por Xhesi nuk ndërron mendje për asnjë çast, duke dhënë kundër-argumentet e saj. Edhe pse diku qeshin të dyja, kujtojnë episode të bukura dhe të trishtuara nga jeta e tyre, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me babain e Xhesit, sërish fundi është tragjik. Xhesi sipas planit të saj, në fund ngjitet në papafingo dhe vret veten, ndërsa nëna ulëret me kujë nga dhimbja.

Natën, Ma! Shfaqja dramatike Pulitzer, në teatrin Metropol

Arsyet e Xhesit që e çuan në vetëvrasje duket se janë të shumta: Ajo është e sëmurë kronike epileptike, që kur ka qenë 5 vjeç, bashkëshorti e divorcoi edhe pse ajo ende e donte, djali Riki ka marrë rrugë të keqe dhe siç thotë ajo vetë do kalbet burgjeve; Xhesi nuk punonte, jetonte me të emën, me të cilën kishte një marrëdhënie urrejtje dhe dashurie. Kjo për shkak të babait të Xhesit, të cilin ajo e donte shumë, ndërsa nëna e saj s’e kishte dashur kurrë të shoqin. Të gjitha këto e kishin bërë Xhesin të humbiste dëshirën për jetën. Edhe pse gjithçka përfundon në tragjedi, dhe jo të gjithëve na pëlqejnë ngjarje të tilla, sërish drama jep mesazhe të forta për t’u ringritur, pavarësisht se gjithçka mund të shkojë keq në jetë. Nëna jep here pas here motive përse jeta është e bukur. Gjëja më e bukur e kësaj shfaqjeje është intrepretimi i shkëlqyer i dy aktoreve dhe një bravo e madhe për regjisoren Ema Andrea. Mos e humbisni!

Natën, Ma! Shfaqja dramatike Pulitzer, në teatrin Metropol

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort