Plani për gjelbërimin e tarracava të pallateve në Tiranë

Një projekt i ri është prezantuar nga Bashkia e Tiranës për të transformuar tarracate e pallatave të gjelbra. Para disa kohësh Bashkia e implemntoi këtë si projekt në tarracën e godinës së Bashkisë dhe tani kërkon që ta vendosi në të gjitha apartamentet privae me ndihmën e Eco Movement, GEF dhe Europol.

Kur kopshti i parë në tarracë u krijua në Bashkinë e Tiranës, shumë njerëz menduan se kjo do të shtrihej si projekt në të gjitha ndërtesat e institucioneve. Kjo për arsye se apartamentet private kanë shumë probleme duke nisur nga papastërtia, shkallët e dëmtuara, fasada e pallataeve etj. Por suksesi me vendosjen e administratorëve në pallate, situata ka ndryshuar.

Plani për gjelbërimin e tarracava të pallateve në Tiranë

Tashmë kemi shembuj të mirë për restaurimin e apartamenteve të vjetra duke i transformuar këndshëm estetitikisht nga të ardhurat e vetë komunitetit. I njëjti plan do të ndiqet për të kthyer tarracat e pallatave në të gjelbëra, ku vetë komuniteti do të jetë kontribues.

Plani për gjelbërimin e tarracava të pallateve në Tiranë

Përveç kësaj, nisma e bashkisë për të mbjellur pemë çdo ditë duke angazhuar njerëz të ndryshëm dhe komunitete, do të ndihmojë për të krijuar kurorën e madhe të gjelbër të Tiranës.

Ndërsa, sipas planit ‘Tirana 2030’ të aprovuar nga qeveria, një projekt në bashkëpunim me arkitektin e njohur Italian Stefano Boeri, Tirana do të ketë investime të mëdha në infrastruktur dhe shërbime. Për të parandaluar zgjerimin urbane, një pyll orbital prej dy milionë pemëve të reja do të rrethojë Tiranën, duke thënë se zgjerimi do vazhdojë nga zonat e mëparshme të vjetra. Plani do të shohë një trefishim të hapësirës së gjelbër në qendër të qytetit, nëpërmjet dy unazave të gjelbërta të përshtatshme për ecje dhe çiklizëm dhe një oaz të madh natyrore rreth Liqenit të Farkës. Lumenjtë që kalojnë nëpër qytet do të bëhen korridore blu të rigjenerimit dhe biodiversitetit. Përgjatë luginës Elbasan-Krrabe një korridor i gjelbër do të mundësojë prodhimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e energjisë së rinovueshme për të ndihmuar në zhvillimin e qytetit.

 

Plani për gjelbërimin e tarracava të pallateve në Tiranë

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort