Një vizitë në Kopshtin ‘e braktisur’ Botanik

Kopshti Botanik një prej pasurive natyrore të Tiranës, është lënë në harresë. I ndërtuar në vitin 1964 dhe i përfunduar në vitin 1971, ai është një oaz qetësie në Tiranë. Edhe pse i lënë paksa pas dore, sërish kopshti është magjepsës me bimësinë e gjelbër. Në periudhën e pranverës të mahnit me aromat e luleve të shumëllojshme.

Një vizitë në Kopshtin ‘e braktisur’ Botanik

Vendi është ideal për të pushuar fundjavave me familjen dhe miqtë, pasi bileta është shumë e lirë, vetëm 50 lekë. E ndërsa nga qytetarët e Tiranës është harruar, ky vend është i preferuar për çiftet që bëjnë sete fotografike të fejesës dhe dasmës.

Një vizitë në Kopshtin ‘e braktisur’ Botanik

Kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Kopshti është pjesë e Universitetit të Tiranës dhe i shërben shkollave në mbarë vendin. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriteshin dikur ketu. Por në ditët e sotme nuk ka të dhëna sesa lloje bimësh vazhdojnë të kultivohen këtu, ose kush është sipërfaqja që zë tashmë pas ndërtimit të një blloku banimi në kufijtë e tij.

Një vizitë në Kopshtin ‘e braktisur’ Botanik

Vitin e kaluar Bashkia e Tiranës ka prezantuar masterplanin për lidhjen e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, për të krijuar një hapësirë të vizitueshme në çdo kohë nga të gjithë qytetarët. Rehabilitimi i zonës së kopshtit botanik dhe atij zoologjik pritet që të shtojë dhe numrin e vizitorëve, të cilët do të kenë mundësi të njihen me faunën dhe florën e këtij parku.

A visit to the ‘abandoned’ Botanic Garden

A visit to the ‘abandoned’ Botanic Garden

A visit to the ‘abandoned’ Botanic Garden

A visit to the ‘abandoned’ Botanic Garden

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort