5 vendet më të fotografuara në Tiranë

Tirana po kthehet një nga qytet më tërheqëse në Shqipëri. Ka shumë zona interesante në Tiranë ku mund të dalësh me aparatin fotografik ose  celular dhe të shkrepësh foto. Teknologjia dhe internet i ka mundësuar njerëzve që të postojnë foto në çdo moment të ditës në mediat e tyre sociale. Duket si një konkurrenc e hapur për të kapur momentin më të bukur duke e memorizuar në fotografi, si përshembull vendet  në Tiranë. Për t’i bërë këtë konkurse më të rëndëishme dhe shpërblyese, Visit Tirana organizon konkurse fotografie në çdo stinë, ku secili mund të postoj foto në llogaritë e tyre në media sociale dhe të ndajnë foto interesante që prezantojnë Tiranën në stinë të ndryshme. Por cilat janë vendet më të fotografuara në Tiranë? Ne po ua lehtësojmë punën dhe po listojmë 5 vendet ikonike të Tiranës ku ju mund të frymëzoheni për fotot tuaja.

Vendi 5-të- Pedonalja e Tiranës

Rruga Murat Toptani ose pedonalja është një nga rrugët më unike dhe më të fotografuara në Tiranë. Njerëzit e pëlqejnë shumë këtë vend sepse është zonë vetëm për këmbësorët dhe nuk lejohen makinat. Në këtë rrugë ndodhen dhe disa bare dhe restorante shumë të këndshme ku mund të ulesh dhe të shijosh pamjen. Gjatë periudhave të ndryshme të vitit Bashkia organizon evenimente të ndryshme dhe ekspozita, ndërsa gjatë verës njerëzit mblidhen me shoqërinë ose familjen për të parë ndeshje futbolli.

Top five most photographed places in Tirana

Vend i 4-të- Mali i Dajtit

Shumë njërëz preferojnë të vizitojnë rrethinat e Tiranës, por gjithmonë në krye të listës qëdron Mali i Dajtit. Udhëtimi me teleferik është një kënaqësi më vete, një mundësi fantastike për të parë Tiranën nga një tjetër pamje. Gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit është vendi i duhur për të fotografuar ngjyrat e vjeshtës dhe në dimër borën.

Top five most photographed places in Tirana

Vendi 3-të- Lumi Lana

Lumi Lana është një lumi i vogël që kalon përmes qytetit të Tiranës duke e ndarë në dy pjesë. Në të dyja anët e lumit janë mbjell pemë dhe në periudhën e vjeshtës është mjaft i fotografuar. Ndërsa në stinën e pranverës gjethet e reja i japin një hijeshi bulevardit Gjergj Fishta dhe bulevardit Bajram Curri.

Top five most photographed places in Tirana

Vend i 2-të- Sheshi Skënderbej

Sheshi Skënderbej është qendra e Tiranës si dhe sheshi më i madh në Shqipëri dhe në Ballkan. Është një ndër vendet më të vizituara të Tiranës nga turistë nga e gjithë bota. Nuk ke qenë në Tiranë nëse nuk ke bërë një foto nga sheshi Skënderbej. Sheshi është kthyer në vendin e preferuar që pas restaurimit të dhe rihapjes në Qershor të 2017. 

5 vendet më të fotografuara në Tiranë

Vend i parë- Liqeni i Tiranës

Vendin e parë e mban Liqeni i Tiranës. Çdo ditë na dërgojnë foto ndjekësit tanë nga liqeni i Tiranës. Kjo tregon që vendasit si dhe vizitorët e preferojnë shumë këtë vend për të pushuar, i cili quhet ndryshe Oazi i Tiranës dhe Parku i Madh njihet si “Mushkuritë e Tiranës”. Liqeni i Tiranës është vendi më i fotografuar i momentit, besojeni ose jo. Ka pafund foto të perendëimit dhe lindjes së diellit, si dhe të momenteve të ditës.

Top five most photographed places in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort