Çfarë të bëni në Prill në Tiranë

Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Pas muajit Mars, herë me shi e herë me diell, vjen Prilli me motin e ngrohtë. Në 30 Mars deri në 2 Prill festohen Pashkët Katolike dhe Ortodokse. Komuniteti i Krishterë në Shqipëri e feston në mënyra të ndryshme, por e përbashkëta është shkuarja në kishë, më pas gatimet tradicionale të ditës së shënuar, pa harruar “vezët e ngjyrosura” si simbolikën e festës.

Çfarë të bëni në Prill në Tiranë

Nëse jeni në Tiranë gjatë fundjavës së Pashkëve, ne ju sugjerojmë të vizitoni Katredalen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” dhe Kishën Katolike të Shën Paulit, për të ndjerë atmosferën e Festës së Pashkëve.  

What to do in April in Tirana

Në Prill është parashikuar mot i ngrohtë, me temperatura që arrijnë deri në 20 gradë në javën e parë. Koha është perfekte për të shijuar sa më shumë qytetin me baret e hapura, koncerte, shëtitje si dhe natyrën në destinacionet turistike përreth Tiranës.

Çfarë të bëni në Prill në Tiranë

 Një pranverë aventuriere

Sapo ngrohet koha, të gjithë duan të jenë sa më shumë në natyrë. Disa preferojnë shëtitjet, disa preferojnë të organizohen me familjen ose miqtë për piknik në parqet e Tiranës si në Parkun e Madh, Parku Rinia ose në fshatrat e Tiranës. Parku Kombëtar i Malit të Dajtit është një mundësi e shkëlqyer argëtimi dhe pushimi. Ju mund të provoni adrenalinën që ju fal Parku i Aventurave në Dajt, i krijuar për të rritur dhe fëmijë.

Nëse ju pëlqen të vizitoni destinacione natyrore të reja në Tiranë, keni një sërë mundësi zgjedhje. Udhëtim në Liqenin e Bovillës, në Farkë, Kasharë, Pezë, Shëngergj, Pëllumbas, Petrelë, Prezë, ose udhëtim në Malin me Gropa. Të gjithë këto destinacione ofrojnë pamje mbresëlënëse të lulëzimit dhe gjelbërimit. Të gjitha këto destinacione janë të listuara në faqen tonë këtu, ku mund të zgjidhni dhe të na kontaktoni për të rezervuar udhëtimin tuaj.

Çfarë të bëni në Prill në Tiranë

Gjatë Prillit do të shihni që njerëzit preferojnë të drekojnë në restorante të hapura, në tarraca etj (shih këtu). Të huajtë e kanë lakmuar ushqimin në Tiranë për ndërthurjen e gatimeve me ndikim kultura të ndryshme.

Evente në Prill në Tiranë

Koha e mrekullueshme mundëson që eventet e mëdha të organizohen në hapësira ​​të hapura. Këto do të jenë disa nga eventet e mëdha që do të mbahen në Tiranë:"Festivali Ndërkombëtar i Shqiptar i instrumentave të Tunxhit" është një nga festivalet më unike, i cili do të mbahet nga 23 prilli deri më 28 prill. Ky është edicioni 3-të me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm nga vende të tilla si Australia, Izraeli, Rusia, Italia etj. Festivali organizohet nga Shoqata "Artistët Interpret" dhe si objektiv ngritjen e nivelit artistik për brezat të rinj, si dhe shkëmbimi kulturor midis artistëve shqiptarë dhe atyre të huaj.

Koncerti "Forca e Shqipërisë" në Sheshin Skënderbej, 28-29 prill. Electronic Albania premton dy netë shpërthyese ju presin në Sheshin Skënderbej fundjavën e fundit të prillit. Ritëm, adrenaline, muzikë dhe shoqëri të mirë, në festivalin më të madh të muzikës elektronike në Shqipëri. (shih këtu më shumë evente).

Mos harroni të bëni foto të Tiranës në pranverë për konkursin tonë të fotografisë në mediat sociale #TiranaSpring2018 i cili është ende i hapur. Shijojeni vizitën në Tiranë dhe na tregoni me foto sa e bukur duket Tirana në pranverë!

What to do in April in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort