‘Vorri i Ashikut’ dhe legjenda që fshihet pas

Tragjedia e famshme e ‘Romeo dhe Zhuljeta’ e Shekspirit njihet pothuajse nga të gjithë. Edhe në Tiranë ekziston një legjend me të njëjtin fund tragjik. Për dashurinë dhe tragjedinë e Faqebardhit dhe Bukuries, tregimi mban titull “Vorri i Ashikut”, për të cilën fillimisht ka shkruajtur në botimin Studime Shqiptare albanologu gjerman Johan Georg fon Han në vitin 1850 - 1860 në udhëtimin e tij në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, më pas qytetari tiranas nga bashkësia ortodokse Naum Voilla e botoi më 1885 në greqisht legjendën me titullin " Varri i Ashikëve ( Dashnorëve ) - Tregim i një historie tipike shqiptare" , pastaj Simon Shuteriqi e përshkruan si romancë me të njëjtin titull në vitin 1911, në janar 2008 Legjenda e Ashikut u përmblodh në katër motive burimore nga autori Riza Lahi në romanin "Vorri i Ashikut". Po ashtu legjenda është dokumentuar në botimet mbi historikun e Tiranës nga historiani Kristo Frashëri.

Lover’s Grave monument in Tirana

Çfarë thotë legjenda

Fabula është ajo e dy të rinjve Bukuries dhe Faqebardhit, dy të dashuruar që preferojnë më mirë të vdesin se të braktisin njëri-tjetrin. Ngjarja sipas historianit lokalizohet në një fshat të komunës së Pezës. Historia flet për një djalë i cili punonte tek një bojar dhe dashurohet ne vajzën e tij. Kur bojari e kupton dhe e refuzon këtë lidhje, ai vendos ta fejojë vajzën me dikë tjetër, megjithëse Faqebardhi e paralajmëroi se ata nuk ndaheshin nga njëri-tjetri edhe sikur të vdisnin. Kur erdhi dita e dasmës dhe krushqit morën nusen, gjatë rrugës u shfaq djali i dashuruar i cili u thotë krushqve: “O krushq të mirë. Nusja që keni në kalë është e dashura ime. Ne i kemi dhënë besën njëri-tjetrit të mos ndahemi kurrë”. Nusja ngre duvakun dhe thotë “O burra trima. Unë nuk jam nusja juaj por e këtij çunit trim. Krushqit mbetën të habitur por nuk u tërhoqën, mbasi zakoni e donte që ta shpinin nusen me doemos në shtëpinë e dhëndrit ku kishte filluar dasma. Por kur krushqit u nisën, djaloshi qëlloi mbi nusen e cila ra e vdekur në tokë. Pastaj djaloshi tha: “Tani na martoni të dyve bashkë këtu dhe i qëlloi vetes”. Krushqiti varrosën të dy bashkë në të njëjtin varr. Dhe në të vërtetë historiani thotë se në një pikë anës rrugës së Kavajës, në afërsi të Ndroqit, ndodhet edhe sot një vorr i njohur me emrin Vorri i Ashikut (Varri i dashnorit) dhe pranë tij gjendet një rrap shumëshekullor. Varri i pati rezistuar mjaft luftrave, në Luftën e Dytë Botërore ushtarët italianë e restauruan varrin e të dashuruarve.

Vorri i Ashikut dhe legjenda tragjike që fshihet pas

Ndërkohë për të njëjtën legjendë janë dy variante të ndryshme. Varianti tjetër vjen nga Albanologu i njohur Robert Elsie. Historia flet për një kapiten të quajtur Bedri, i cili dashurohet me një vajzë e cila do të martohej në Tiranë. Por zana e malit, e ka paralajmëruar më parë që të bëj kujdes nga trau, drenusha dhe se do të jesh më i sigurt te burimet e ujit. Bedriu njihet me Drenushën kur po e ushtarët po e dërgonin nuse për martesë me guvernatorin e Tiranës. Të dashuruarit vendosin të arratisen por ushtarët i kapin dhe kur Bedriu e kupton se kaq ishte, ai vendos të vras të dashurën dhe veten e tij, dhe i përgjërohen që t’i varrosin bashkë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort