21 Ekuinokset pranverore-Ekspozita e rrallë në Tiranë

Një ekspozitë speciale dhe unike është hapur këto ditë në Muzeun Kombëtar në Tiranë, një ekspozitë për fëmijët me Sindromën Down. Ekspozita fotografike e quajtur “21 ekuinokset pranverore” me autore, fotografen Soela Zani, sjell foto të fëmijëve me Sindromën Down të cilët kanë pozuar të qeshur para aparatit fotografik. Të gjithë fëmijët kishin kurora me lule në kokë, si simbole të pranverës. Ekspozita ishte në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down. Gjithsej ishin 21 foto duke simbolizuar datën 21 Mars, e cila jo vetëm është dita e Sindromës Down, por përkon dhe me ekuinoksin pranveror, kur dita dhe nata janë të barabarta. 

Kjo është ekspozita e dytë e Soela Zanit me fokus këta fëmijë të veçantë. Ndërsa ekspozita e dy viteve më parë ishte  titulluar “Jam një copëz arti”.

21 Ekuinokset pranverore-Ekspozita e rrallë në Tiranë

21 Marsi është dita dedikuar ndërgjegjesimit për Sindromën Down, të kuptojmë se çfarë është Sindroma Down dhe si njerëzit me këtë sindromën luajnë një rol të rëndësishëm në jetët tona dhe në komunitetin ku jetojmë. Këto aktivitete synojnë të krijojnë një zë të vetëm për mbrojtjen e të drejtave, përfshirjen dhe mirëqënien e këtyre njerzve.

21 Ekuinokset pranverore-Ekspozita e rrallë në Tiranë

Dita Botërore Sindromës Down u krijua për herë të parë në vitin 2006 në shumë vende të botës. Por vetëm më 19 dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 mars si Ditën Botërore të Sindromës Down. Asambleja e Përgjithshme vendosi të "caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down, që të respektohet çdo vit duke filluar nga viti 2012" dhe "fton të gjitha Shtetet Anëtare, organizatat relevante të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe shoqërinë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare dhe sektorin privat, për të trajtuar me rendësi Ditën Botërore të Sindromës Down, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin publik për këtë.

21 Ekuinokset pranverore-Ekspozita e rrallë në Tiranë

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort