Në mbrëmjen e 15 Marsit, Visit Tirana shpalli fituesit e konkursit në mediat sociale #TiranaWinter2018. Eventi u organizua nga agjencia e marketingut Manderina Promotions, e cila menaxhon portalin Visit Tirana. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore te Hotel Theranda, u vlerësuan 10 fotot më të mira nga ku 7 morën certifikata mirënjohje dhe 3 u vlerësuan me çmime të mëdha.
Konkursi u zhvillua në mediat sociale Instagram dhe Facebook, ku kryesonin fotot nga Instagrami. Gjithsej janë postuar 1,104 foto me hashtagun e konkursit nga data 20 Dhjetor 2017 deri në 28 Shkurt 2018.
Këtë vit dimri ishte shumë i bukur në Tiranë. Ishte si një pazëll që plotësonte të gjitha elementet e stinës së dimrit në Tiranë, që nga atmosfera e dekorimeve për festat e fundvitit, ditët me shi dhe gri, bora në qytet dhe panoramat nga rrethinat e Tiranës.
Këto janë çmimet që u dhanë për fituesit e konkursit:
Çmimi i Parë
Fituesi i çmimit të parë është Arend Rada. Ai do të ketë mundësinë e një udhëtimi me balonën, ofruar nga Hot Air Balloon Albania, Një orë e gjysmë udhëtim i paharrueshëm dhe unikal të shohësh Tiranën nga lartësia e një balone. Hot Air Balloon Albania është e vetmja në Shqipëri, e cila drejtohet nga Uran Qyflaku.
Çmimi i Dytë
Fituesja e çmimit të dytë është Fjorda Llukmani. Ajo përfiton një paketë trajtimi spa, ofruar nga Golden Spa Relax. Golden Spa Relax është një qendër relaksi shumë e njohur në Tiranë për shërbimet që ofron. Golden ndodhet pas pallateve Agimi në Bulevardin Bajram Curri. Me dhoma fantastike me stil oriental të dedikuara relaksit, trajtimeve të trupit dhe fytyrës është një oaz qetësie për shpirtin, trupin dhe mendjen.
Çmimi i Tretë
Çmimi i tretë iu dha Arlinda Dragjoshi, e cila fitoi një darkë çift në një nga restorantet Italiane më fine në Tiranë , në restorant +39 Food & Club. Restoranti ndodhet në zonën më të njohur të Tiranës, në ish-Bllok. Mund ta gjeni fare lehtë për shkak të pamjes elegante që mbizotëron jashtë dhe brenda. Restoranti +39 Food & Club është një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të zbulojnë delikatesën e kuzhinës më të njohur në botë dhe të provojnë artin e gatimit nga shefat e kuzhinës të mirëtrajnuar.
Ndërsa 7 fotot, pjesë e 10 fotove më të mira u vlerësuan me certifikata mirënjohje, fituesit ishin: Alla Simacheva, Valter Zharra, Elvis Bregu, Arbi Nina, Xhonaldo Mukaj, Jona Suli, dhe Edmond Vata.
Visit Tirana do të shpalli dhe hapjen e konkursit të radhës të pranverës, #TiranaSpring2018, fotot të cilat do të jenë pjesë që nga data 1 Mars deri në 31 Maj 2018.
Konkurset janë kthyer tashmë në traditë të Visit Tirana, për të angazhuar qytetarët të marrin pjesë në promovimin e qytetit ku jetojnë. Visit Tirana është e lumtur dhe e nderuar të vazhdoj këtë traditë.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |