Aktivitete për Ditën e Verës në Tiranë

Tirana është përgatitur të festojë Ditën e Verës në sheshet dhe parqet kryesore të qytetit. Parku i Madh i Liqenit Artificial do të jetë një nga destinacionet kryesore ku do të ketë një sërë aktivititesh për të rritur dhe fëmijë. Parada e karnavaleve si çdo vit fillon në orën 10:00 nga sheshi ‘Skënderbej’ dhe do të vazhdoj drejt Liqenit Artificial.

 Aktivitete per Diten e Veres ne Tirane

PROGRAMI DITA E VERËS - 14 MARS 2018

Ora 09:00 Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).

Ora 10:00 “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Ora 09:00-15:00 Tirana Open Air Show. Avion në sheshin “Skënderbej”. Red Bull në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës.

Ora 09:30-11:15 Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë-Shqipëri.

Ora 10:00 Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.

Ora 10:30-14:30 Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.

11:00-00:00 Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

 

Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial

Përgjatë Digës - Panairi i Artizanëve

Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)

Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)

Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).

Këndi i fotografisë së pranverës

Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë

Këndi i barbekysë

Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”. Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.

Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.

Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.

Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël

 

Ora 12:00 Red Bull Race Air Show

 

0ra:12:00-23:00 Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: - G UP, - Fifi, - Anxhelo Koci, - Gent Fatali, -Fero

Ora 12:00-01:00 Street Party Telekom.

Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me pamje nga Whiskey Bar) me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.

Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur në krah të Pepper Lounge me pamje nga Sky Tower me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.

Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.

Ora 18:00 Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve

Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor), Ardita Meni ( Soprano) , Zana Frashëri (Soprano), Evis Mula (Soprano), Erand Kurani (Fizarmonikë), Alma Strazimiri (Mezzo-soprano), Sofika Kola (Soprano).

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort