Dita Ndërkombëtare e Gruas në Tiranë

8 Marsi është Dita Ndëkombëtare e Gruas. 

"Një botë e sfiduar është një botë vigjilente", shkruahet në sajtin e organizatës së Ditës Ndërkombëtare të Grave. "Ne të gjithë mund të zgjedhim të sfidojmë dhe të bëjmë thirrje për ndalimin e  paragjykimit gjinor dhe pabarazisë."

Cila është origjina e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Për herë të parë Dita e Gruas është mbajtur më 28 shkurt 1909, në Nju Jork  dhe u organizua nga Partia Socialiste e Amerikës. Një vit më vonë, në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Kopenhagen, përfaqësuesit socialistë propozuan që të ketë një Ditë Ndërkombëtare të Gruas, e frymëzuar nga demonstratat në Nju Jork. Delegatët ranë dakord që një ditë ndërkombëtare duhet të formohet si pjesë e një strategjie për promovimin e të drejtave të barabarta për gratë dhe votën e grave. Ajo u festua për herë të parë në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër më 19 mars 1911. Dy vjet më vonë, në vitin 1913, u propozua që data të zhvendoset më 8 mars dhe ajo është festuar në këtë ditë që atëherë.

Womans Day in Tirana Albania

Por, çfarë ndodh në Shqipëri? 

A e kemi ne traditë të festojmë Ditën Botërore të Gruas? 8 Marsi në Shqipëri konsiderohet një ditë festive. Ka gra që organizohen për protesta nga disa organizata civile, por ato janë të kufizuara për çështje të ndryshme dhe në zona të ndryshme.  Disa organizojnë forume të ndryshme, ku japin vlerësime për gratë model dhe të suksesshme. Disa të tjera zgjedhin të festojnë me motrat, nënat, shoqet e tyre. Për shumë gra kryesisht ato shtëpiake konsiderohet si “Dita e tyre të lirisë”, një ditë larg nga detyrimet dhe punët familjare, një ditë ku mund ta festojnë pa bashkëshortin e tyre, por me mikeshat, duke shkuar për një drekë ose darkë me muzikë ose duke bërë shtëtitje me koleget e punës ose shoqet.Womans Day in Tirana Albania

 

Womans Day in Tirana Albania

Dyqanet e dhuratave mezi e presin këtë ditë, pasi krijojnë paketa ekskluzive për këtë ditë. Njerëzit shpenzojnë para për të blerë dhurata për nënat e tyre, motrat, bashkëshortet ose vajzat. Në fakt, ne ngatërrojmë Ditën e Gruas me Ditën e Nënës, kështu që të parat që marrin dhuratë janë nënat. Për shumë vitë, për shqiptarët “Dita e Gruas” është gjithashtu “Dita e Nënës”, meqenëse nuk kemi ditën të veçantë për nënat siç kanë vendet e tjera të botës. Kështu që nënat janë më të lumtura këtë ditë. Por, nuk përjashtohen as vajzat e reja ose gratë beqare që e festojnë këtë ditë. 

Womans Day in Tirana Albania

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies