Dita Botërore e Gruas në Tiranë

8 Marsi është Dita Botërore e Gruas. Tematika e këtij vit është #PressForProgres, dhe një sërë aktivitesh do të organizohen në të gjithë vendet e botës. Në fakt kjo ditë shërben për të festuar dhe përkujtuar përpjekjet e pafundme të grave në të gjithë botën. Është gjithashtu koha që të njihen të drejtat e barabarta dhe të diskutohet se si mund të krijojmë një botë më të drejtë dhe më të balancuar. Në vendet e tjera të botës janë organizuar aktivitete sociale për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e grave si: koncerte, ekspozita dhe shumë aktivitete të tjera.

Dita Botërore e Gruas në Tiranë

Cila është origjina e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Për herë të parë Dita e Gruas është mbajtur më 28 shkurt 1909, në Nju Jork  dhe u organizua nga Partia Socialiste e Amerikës. Një vit më vonë, në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Kopenhagen, përfaqësuesit socialistë propozuan që të ketë një Ditë Ndërkombëtare të Gruas, e frymëzuar nga demonstratat në Nju Jork. Delegatët ranë dakord që një ditë ndërkombëtare duhet të formohet si pjesë e një strategjie për promovimin e të drejtave të barabarta për gratë dhe votën e grave. Ajo u festua për herë të parë në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër më 19 mars 1911. Dy vjet më vonë, në vitin 1913, u propozua që data të zhvendoset më 8 mars dhe ajo është festuar në këtë ditë që atëherë.

Womans Day in Tirana Albania

Por, çfarë ndodh në Shqipëri? 

A e kemi ne traditë të festojmë Ditën Botërore të Gruas? 8 Marsi në Shqipëri konsiderohet një ditë festive. Ka gra që organizohen për protesta nga disa organizata civile, por ato janë të kufizuara për çështje të ndryshme dhe në zona të ndryshme. Psh sot protesta të tilla ka për vajzat e Call center që të kërkojnë më shumë të drejta në punë, orare më dinjitoze, ditët e pushimit dhe paga më të mira. Por shumica e grave e përdorin këtë ditë për të festuar. Disa organizojnë forume të ndryshme, ku japin vlerësime për gratë model dhe të suksesshme. Disa të tjera zgjedhin të festojnë me motrat, nënat, shoqet e tyre. Për shumë gra kryesisht ato shtëpiake konsiderohet si “Dita e tyre të lirisë”, një ditë larg nga detyrimet dhe punët familjare , një ditë ku mund ta festojnë pa bashkëshortin e tyre, por me mikeshat, duke shkuar për një drekë ose darkë me muzikë ose duke bërë shtëtitje me koleget e punës ose shoqet. Kompani dhe biznese të ndryshme organizojnë aktivitete për këtë ditë, agjencitë e udhëtimeve bëjnë paketa promocionale për udhëtime jashtë vendit, ndërsa restorantet kanë përgatitur menutë kushtuar kësaj dite.

Womans Day in Tirana Albania

Nëse jeni në Tiranë në 8 Mars, mos u habisni nëse do të shihni grupe grash me lule në duar, në kërkim të një restoranti të mirë në kryeqytet. Ka dhe nga ato që kanë rezervuar ditë më parë duke i bërë parapritë për shkak të kërkesave të larta. Disa të tjera mjaftohen edhe duke pirë një kafe apo çaj në shoqërinë e mikeshave të tyre si çdo ditë tjetër të zakonshme. Kjo është dita e tyre: le të festojnë si të duan!

 

Womans Day in Tirana Albania

Dyqanet e dhuratave mezi e presin këtë ditë, pasi krijojnë paketa ekskluzive për këtë ditë. Njerëzit shpenzojnë para për të blerë dhurata për nënat e tyre, motrat, bashkëshortet ose vajzat. Në fakt, ne ngatërrojmë Ditën e Gruas me Ditën e Nënës, kështu që të parat që marrin dhuratë janë nënat. Për shumë vitë, për shqiptarët “Dita e Gruas” është gjithashtu “Dita e Nënës”, meqenëse nuk kemi ditën të veçantë për nënat siç kanë vendet e tjera të botës. Kështu që nënat janë më të lumtura këtë ditë. Por, nuk përjashtohen as vajzat e reja ose gratë beqare që e festojnë këtë ditë. Grupe vajzash organizohen dhe rezervojnë nëpër baret e natës, ndërsa të tjera preferojnë të rezervojnë udhëtime jashtë vendit.

Për ju që nuk keni vendosur ende se ku do të shkoni lexoni këtu për të parë ku mund të festoni 7-8 Marsin në Tiranë.

Womans Day in Tirana Albania

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort