Çfarë të bëni në Mars në Tiranë

Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi për aktivitete argëtuese. Nga ne shqiptarët pritet me shumë entuziasëm për shkak të disa ditëve të shënuara kalendarike si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.

what to do in March in Tirana

Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë. Bashkia e Tiranës përgatit një program të gjerë gjatë gjithë ditës enkas për Ditën e Verës. 14 Marsi, është një ditë pushimi dhe në të gjithë vendin festohet ardhja e pranverës dhe “bereqetit”. Është interesante se nuk quhet “Dita e Pranverës”, por Dita e Verës dhe pse festohet në stinën e Pranverës, sepse ditët e ngrohta nisin shumë herët dhe vendi ynë ka 300 ditë me diell në vit.

what to do in March in Tirana

Koncerte, paradë karnavalesh, lojëra dhe argëtime pafund shënohen këtë ditë. Është dita më e mirë për provuar se si festojnë shqiptarët, ushqimet dhe traditat tona. Marsi është i ngjeshur dhe me aktivitete në ditët e tjera, me shfaqje teatrale, ekspozita dhe koncerte, të cilat do t’i gjeni të publikuara këtu.

what to do in March in Tirana

Një ndër eventet tona speciale është Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të foto-konkursit në mediat sociale, i cili do të organizohet në javën e parë të Marsit..Ne do të zgjedhim 3 fitues të konkursit të zhvilluar në Instagram dhe Facebook nga data 1 Dhjetor 2018 dhe 28 Shkurt 2019.

what to do in March in Tirana

Nëse doni ture të personalizuara na kontaktoni, Visit Tirana ofron ture kulturore gjysmë-ditore, 24-orëshe dhe 48-orëshe. Ne ju sugjerojmë edhe turet e aventurës, të cilat po pëlqehen shumë së fundmi nga shqiptarët dhe të huajt.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort