Xhamia e Et’hem Beut mbyllet për restaurim

Një ndër objektet më të vjetra dhe më të njohura në kryeqytet, Xhamia e Et’hem Beut do të mbyllet përkohësisht për restaurim. Lajmi është bërë i ditur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, pas marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Procesi i restaurimit do të nisë zyrtarisht të hënën, dhe pritet të zgjasë deri në dy vite. Gjatë kësaj kohe, në këtë xhami nuk do të ketë as shërbesa fetare.

Xhamia e Et’hem Beut mbyllet për restaurim

Xhamia e Et'hem Beut u krijua në fund të shekullit XVIII nga Mulla Beu dhe u përfundua nga i biri i tij Haxhi Et’hem Beu në çerekun e parë të shekullit të XIX. Xhamia ishte nga të paktat që i shpëtoi një fushatë dhune gjatë së cilës shumë kisha xhami, teqe, manastire dhe institucione të tjera fetare u mbyllën ose u kthyen në magazina, palestra apo vend trajnime në fund të vitit 1967.

Në 18 janar 1991 pavarësisht kundërshtive të autoriteteve komuniste, 10,000 njerëz hynë në xhami me flamuj në duar. Kjo shënoi rilindjen e besimit fetar në Shqipëri, pas rënies së komunizmit. Sot, vizitorët mund të shijojnë arkitekturën e mrekullueshme të xhamisë të dekoruar me piktura murale nga tradita orientale. Afrekset e xhamisë të cilat pasqyrojnë pemë, shatërvane dhe ura, natyre të qetë, janë të rralla për artin islamik.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort