Të rinjtë shqiptarë njihen me komunizmin

Nëse nuk përballemi me të kaluarën, nuk mund të kemi një të ardhme. Ky ishte mesazhi që iu transmetua studentëve të Universitetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë në një event që u zhvillua pikërisht më 20 shkurt, në 27 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit në Tiranë, që konsiderohet simbolika e rënies së komunizmit. Muzeu “Shtëpia me Gjethe” në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane në Tiranë zhvilluan një takim-diskutim me disa student të Universitetit të Historisë dhe Filologjisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasdori Zviceran, Z. Christoph Graf, Drejtoresha e Muzeut, Znj. Etleva Demollari, si dhe disa pedagoge të universitetit të Tiranës dhe Durrësit.

Periudha e komunizmit ne Shqiperi

Studentëve iu dha mundësia të shihni dokumentarin e shkurtër “Dealing with the Past” të realizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi. Në këtë dokumentar ishin vendosur paralel dy personazhe të kundërta, që në fakt përfaqësojnë dy pjesë të ndryshme të shoqërisë shqiptare në atë kohë. Personazhi i parë ishte, një gjyshe nga Berati, e cila kishte ruajtur me fanatizëm të gjithë botimet e diktatorit Enver Hoxha, të gjitha fotografitë e saj pranë “shokut Enver”, siç e thërriste sot e kësaj dite. Edhe pas 20-30 vitesh, ajo mendon se ai ishte njeriu që i bëri njerëz shqiptarët, i dha arsim dhe punë. Ajo mendon se ai ishte njeriu që e donte Shqipërinë. Si kjo gjyshe, ka dhe shumë personazhe të tjerë të cilëve propaganda u ka hyrë deri në palcë dhe nuk njohin të keqen e madhe të komunizmit ku janë vrarë dhe burgosur me mijëra njerëz.

Te rinjte shqiptare njihen me periudhen e komunizmit

Personazhi tjetër në dokumentar ishte një burrë, i cili kishte vuajtur dënim me burg për arsye politike në kohën e komunizmit. Ai shprehet se u dënua ngaqë kishte shfaqur adhurim ndaj muzikës së huaj, italiane dhe gjermane. “Por kjo ishte absurde, pasi ne nuk kishim radio, unë punoja në fshat nuk kisha mundësi të dëgjoja muzikë të huaj. E gjitha kjo bëhej që unë të bëhesha shembull i keq i zonës, për të treguar se të gjithë do ta pësonin si unë”.

Shqiperia komuniste ne muzeun e gjetheve ne Tirane

Pas shfaqjes së dokumentarit, studentët u ftuan në diskutim të lirë me drejtoreshën e muzeut si dhe Ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri. Studentët patën mundësi të njiheshim dhe me Z. Uran Kostreci, një ish-i burgosur politik në periudhën e komunizmit, i cili kishte vuajtur 20 vite dënim. Z. Kostreci kishte ardhur të ndante historinë e tij me brezin e sotëm si për të dhënë një leksion që ju jeni e ardhmja, por nëse nuk e dini të kaluarën e prindërve tuaj, si do të ndryshoni të ardhmen e vendit.

Studentët u shprehën se ky takim duhet të pasojë dhe me shume takime të tjera dhe fushata të mëdha që të rinjtë të njihen me historinë e komunizmit në Shqipëri.

Sa e njohin te rinjte periudhen e komunizmit ne shqiperi

“Unë jam në mbarim të studimeve për histori dhe është për të ardhur keq që në literaturë periudha e komunizmit nuk është trajtuar siç ka qenë në të vërtetë”, u shpreh njëri nga studentët. “50 vite nën regjimin komunist është një periudhë e gjatë, e cila ka lënë gjurmë në psikologjinë e shqiptarëve që jetuan dhe vuajtën në ato vite. Shqipëria po përballet me vështirësitë e njohjes me të kaluarën e errët dhe ne duhet t’i ndihmojmë duke i bërë të mundur të rinjve shqiptarë që dëgjojnë të vërtetat e asaj kohe dhe jo tregimet e gjyshërve nostaligjik”, u shpreh Z. Graf. Pas përfundimit të takimit, studentët patën mundësi të vizitonin të gjithë dhomat e muzeut për të njohur më shumë mbi historinë e komunizmit dhe fakteve audio-vizive të njerëzve që e kanë vuajtur atë periudhë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort