27 vite nga rënia e komunizmit në Shqipëri

20 Shkurti i vitit 1991 është një ditë me simbolikë shumë të veçantë në historinë e shqiptarëve. Ishte dita kur statuja gjigante e diktatorit Enver Hoxha, në zemër të Tiranës u rrëzua nga protesuesit që kishin nisur prej gati një viti revoltën e tyre kundër këtij regjimi. Ky moment konsiderohet si dita e rënia e regjimit të fundit komunist në Europë. Shqipëria kishte mbetur si bastioni i fundit i 'komunizmit' ndërsa në vendet e tjera lindore regjimet e ngjashme ishin rrëzuar. Statuja gjigande e Enver Hoxhës ishte simboli më i urryer për shtypjen 40 vjeçare në Shqipëri. Ishte aq bust i madh, sa dukej sikur donte t'i shtinte frikën gjithë qytetarëve, edhe pse vetë diktatori nuk ishte gjallë. Në fakt, protestat e studentëve me aksione të tilla të rrëzimit të busteve komuniste, kishin filluar më herët. Në Shkodër ishte aksioni i parë ku studentët rrëzuan statujën e Stalinit.

An angel on 11 floor theater show in Tirana

Çfarë ndodhi ekzaktësisht atë ditë? Protestuesit ishin përgatitur për ta rrëzuar statujën me çdo kusht, kështu ata morën makina dhe duke lidhur me kabuj të fortë te fyti i bustit, e tërhoqën derisa e rrëzuan. Në fakt policët ishin rrotull, por nuk ndërhynë. Njerëzit të entuziazmuar hipën mbi bust duke thirrur parrulla të ndryshme. Por nuk e lanë me kaq. Ata e tërhoqën ashtu zvarrë bustin nëpër rrugë dhe e zhvendosën në KinoKlubin në Qytet Studenti. Gëzimi i protestusve ishte i pamasë atë ditë. Ata donin që këtë akt ta shihnim edhe ata njerëz që ende kishin frikë nga regjimi. Ata donin të tregonin botërisht se regjimi komunist mbaroi, dhe nuk kishte më kthim mbrapa. Tërheqja zvarrë e statujës së diktatorit ishte një gjest me simbolik të madhe, që donte të tregonte shkatërrimin e ideologjisë komuniste. Pasi rrëzuan statujën, studentët vazhduan me kërkesat e tyre për të ndryshuar emrin e universitetit nga 'Enver Hoxha", duke e quajtur “Universiteti i Tiranës”, si dhe të gjitha simbolikat e tjera komuniste në të gjithë vendin. Shoqëria shqiptare donte të zhdukte mitin e Hoxhës dhe regjimin e tij përgjithmonë.

An angel on 11 floor theater show in Tirana

Ky proces vazhdoi edhe në qytete të tjera, si në Durrës, kur një statujë tjetër e Enver Hoxhës u rrëzua. Kjo revoltë detyroi pasardhësin e Enver Hoxhës, presidentin Ramiz Alia të reagonte dhe të distancohej, duke dalë në televizion dhe duke thënë se ishte koha për formimin e një qeverie të re.

Pas këtij momenti, shumë ndryshime ndodhën në rrugën e gjatë e të vështirë të demokracisë, por rënia e statujës së Enver Hoxhës ishte simbolika e rrëzimit përfundimtar të diktaturës dhe fillimit të një jete të re.  

An angel on 11 floor theater show in Tirana

Sot e kësaj dite ka ende një debat të tensionuar në lidhje me regjimin komunist. Nuk ka diskutim të hapur dhe të sinqertë publik, e jo më përballje me të shkuarën. Kjo ndodh për shkak se politika ka ende ka ndikim dhe ndërhyrje të fortë në këto çështje. Secila parti politike ka qëndrim të ndryshëm ndaj atyre kohëve të turbullta të historisë së popullit shqiptar. Ende shoqëria shqiptare pret që jo vetëm të përballemi me të shkuarën, të hapen dosjet e të dënohen fajtorët, por gjithashtu e vërteta të thuhet e të shkruhet saktë, dhe t'u tregohet brezave të rinj.

An angel on 11 floor theater show in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort