Atmosfera e Shën Valentinit në Tiranë

Festa e Shën Valentinit mezi pritej në Tirana, por siç duket shiu bëri që në rrugët e kryeqytetit të mos kishte shumë atmosferë si vitet e tjera. Por mundësitë janë të shumta dhe shumë çifte kanë vazhduar të festojnë në mjedise të mbyllura, në bare, restorante, hotele apo klube nate.. Ne po ju sjellim atmosferën e Shën Valentinit në rrugët e Tiranës.

What to do in February in Tirana

Në sheshin Skënderbej ishte vendosur një kënd për çiftet të cilët mund të bënin foto e të mbanin një kujtim nga Tirana në këtë ditë festive.

What to do in February in Tirana

Një vend tjetër i dekoruar posaçërisht për Shën Valentinin është dhe instalacioni i ‘Love Tirana’ në Parkun Rinia i ngjyrosur kësaj here me zemra dhe lule në një sfond të bardhë. Disa çifte kishin blerë dryna, si një simbol për t’i vënë kyçin dashurisë së tyre, që ajo të zgjasë përgjithmonë, një traditë e përhapur dhe në vende të tjera, si psh në Urën e Dashurisë në Prizren.

Valentins Day atmosphere in Tirana

Valentins Day atmosphere in Tirana

Kulla e Sahatit ka tërhequr vëmendje kujtdo që ka kaluar nga qendra me zemrat që vareshin prej ballkonit të kullës. Të shumta kanë qenë fotot të cilat janë bërë Kullës së dekoruar, edhe sot çiftet pozonin para këtij monumenti për ta ruajtur si kujtim.

Valentins Day atmosphere in Tirana

Shiu pengoi shumë të rinj e të moshuar të shëtisnin nga Parku i Madh i Liqenit Artificial, i cili ka qenë çdo vit një ndër vendet më të frekuentura të Tiranës edhe në këtë festë.

Bashkia Tiranë me sipërmarrjen e re për mbjelljen e pemëve dhe gjëlbërimin e Tiranës, ka vendosur që këtë ditë festa të zhvendoset në liqenin e Farkës, ku çiftet do të mbjellin pemën e tyre të dashurisë.

Valentins Day atmosphere in Tirana

Ndërsa në Pazarin e Ri do të ketë koncert me këngëtarë shqiptarë dhe DJ të njohur për të ndezuar atmosferën e Shën Valentinit. Koncerti fillon në orën 18.00 dhe pritet të ketë shumë surpriza.

Valentins Day atmosphere in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort