‘Ju flet Tirana’- Historia e Radio Tirana

Shumë prej jush mund ta kenë dëgjuar shprehjen “Ju flet Tirana”, e disa mund ta kenë përjetuar me emocion sa herë niste transmetimet radio e parë në Shqipëri, Radio Tirana.

Ne kemi vendosur të sjellim në vëmendje historinë e Radio Tiranës për ata që nuk e kanë dëgjuar si dhe për ata që kanë nostalgji.

The story of Radio Tirana- the first radio station

“Ju flet Tirana!”– Ishte thirrja që prej 28 nëntorit të vitit 1938 e deri sot e kësaj dite, emeton fjalën shqip për shqiptarët, duke na kujtuar se, është e para radio në vend që hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e radiofonisë në Shqipëri.

Tirana on its 98 anniversary as capital of Albania

Radio Tirana, për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet më 28 Nëntor të vitit 1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në një ndërtesë të re në rrugën Kont Urani. Lajmi për hapjen e një radioje në kryeqytetin shqiptar, ku të flitej dhe transmetohej muzikë shqipe, u prit me entuziazëm të madh tek njerëzit. Në Tiranën e Mbretit Zog, ideja e një radioje, ishte ndër shanset e mëdha të përhapjes së një fryme emancipuese për shoqërinë e prapambetur shqiptare. Dëshmitë tregojnë se në ceremoninë e inaugurimit të Radio Tiranës, morën pjesë vetë Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë, të cilët mbajtën edhe fjalimet përkatëse. Nga kjo radio fillimisht transmetohej muzikë patriotike e popullore shqiptare dhe kryesisht për muzikën përdoreshin disqet e gramafonëve të dhuruara nga qytetarët.

Tirana on its 98 anniversary as capital of Albania

Në kohën kur Shqipëria po pushtohej nga Italia fashiste, më 7 Prill 1939, kudo u bënë thirrje që populli të ngrihej kundër këtij pushtimi. Jehonë të madhe bëri dhe thirrja që vinte nga radio Tirana. Nga fundi i viteve 1939, Radio Tirana transferohet si godinë dhe duke filluar nga viti 1940, nisi të botojë edhe një revistë të përdyjavshme, e cila u quajt së pari “Radioprogram”, e më pas “Radiorevista Tirana” dhe “Vatra shqiptare”.

Tirana on its 98 anniversary as capital of Albania

Me pushtimin gjerman shënohet edhe incidenti më i rëndë me njerëzit e radios. Më 17 Nëntor të vitit 1943, i gjithë personeli i radios thirret për një mbledhje, që në fakt ishte grackë e Gestapos. Gjithsesi, radioja ra në duart e gjermanëve dhe u desh një natë e vetme, ajo e 17 nëntorit të vitit 1944, që të çlirohej Tirana si dhe të rimerrej radioja që i përkiste veç asaj.

Më 27 Nëntor 1944, Radio Tirana rifilloi traditën e vet. Vijoi muzika partizane, sazet popullore, muzika e interpretuar nga artistët prezent në studio, shoqëruar nga pianisti italian Mario Etore dhe shqiptarja Lola Gjoka. Çdo natë ishte si një premierë. Artistë që vinin e shkonin, emocione të drejtpërdrejta, altoparlantë të vendosur në pikat më kyçe të kryeqytetit dhe turmat e njerëzve që dëgjonin përmes tyre. Këngëtarët lirikë që debutuan pas lufte ishin Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Marie Kraja, e plot të tjerë. Më pas filluan emisionet me këngë patriotike, reportazhe nga hekurudhat, nga jeta në qytet, filluan emisionet “Ora e gruas”, “Ora e fëmijëve”, “Ora e katundarit”, “Ora gazmore”, “Këshilla mjekësore”, etj. Që në ditët e para të pas luftës, Radio Tirana ka transmetuar dhe lajme në gjuhë të huaj, duke vazhduar përvojën e nisur që në prill të 1939.

Në 1945, Radio Tirana fillon për herë të parë në historinë e saj, një cikël emisionesh sportive, ku protagonist i saj bëhet Anton Mazreku. Në vitin 1946, filloi dramatizimi i pjesëve të ndryshme, me pjesëmarrjen e aktorëve më të mirë të skenës shqiptare.

Tirana on its 98 anniversary as capital of Albania

Dashuria me jugosllavët, rusët dhe kinezët dhe më pas miqësitë e prishura me ta, reflektoi ndjeshëm në programacionin e Radio Tiranës. Ajo do të zhvendosej përfundimisht në ndërtesën e nisur nga rusët, të vazhduar nga kinezët dhe të përfunduar nga shqiptarët. Është pikërisht ndërtesa ku Radio Tirana gjendet sot.

Më vonë krijohet orkestra e madhe, që njihej me emrin “Orkestra e radios dhe kinematografisë”, ndërkohë që në vitin 1962, Festivali i parë i muzikës së lehtë shqiptare, i njohur si “Festivali i Radios”, merr jetë, për të vazhduar një traditë shumë vjeçare. Në vitin 1972, me fillimin e liberalizimit të jetës në vend provoi futjen e muzikës së huaj, siç ishin për shembull “Beatles”. Gjithçka liberalizuese që kishte nisur të lulëzonte u ndërpre në mes dhe Radio Tirana vazhdoi me ritualin e saj propagandistik.

Tirana on its 98 anniversary as capital of Albania

Vitet ’90’

Vitet ‘90’ e gjetën Radio Tiranën pothuajse me të njëjtin personel. Era e ndryshimeve, solli më shumë liri për gazetarët, por edhe më shumë hapësirë dhe vërtetësi për dëgjuesit, të cilët e shihnin RTSH, si të vetmin mjet informimi për ngjarjet e vrullshme që shoqëronin Shqipërinë.  Radio Tirana është dëshmitare, por edhe protagoniste e historisë shqiptare. Janë punonjësit e saj, të gjithë të apasionuar, njerëz kurajozë e profesionistë, të gjithë të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj, ata që sot inspirojnë dëgjuesin e Radio Tiranës, duke ia lartësuar emrin si tempulli i kulturës dhe emancipimit njerëzor.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort