Koncert në mbështetje të viktimave të dhunës

Të ndryshëm, por të barabartë. Ky ishte mesazhi i koncertit të bamirësisë në mbështjetje të viktimave të dhunës dhe trafikimit, i zhvilluar më 31 Janar 2018 në mjediset e Qendrës Kulturore të Kishës Ortodokse në Tiranë. Koncerti u organizua nga shoqata “Different but Equal” me seli në Tiranë, e cila strehon dhe ndihmon rehabilitimin e viktimave të dhunës dhe trafikimit. Gjithashtu ky event u mbështet nga disa biznese, në mes të tyre Manderina Promotions dhe  Visit Tirana.

Këngëtarët më të njohur shqiptarë performuan në skenën e këtij eventi bamirësie: Aurela Gaçe, Juliana Pasha, Eneda Tarifa, Elton Deda, Kejsi Tola dhe Olta Boka.

What to do in February in Tirana

Këngëtarët lexuan histori të dhimbshme të disa prej viktimave të trafikimit dhe dhunës, të cilët kanë gjetur shpëtim pasi kanë denoncuar tutorët dhe abuzuesit e tyre, dhe tashmë kanë nisur një jetë të re.

Eventi u shndërrua në një spektakël mjaft emocionues, ku historitë e trishta të viktimave shoqëroheshin me zërat e fuqishëm të këngëtarëve tanë, të cilët nuk nguruan të ndanin dhe opinionet e tyre për këtë kauzë. Aurela Gaçe një nga këngëtaret më potente të muzikës shqiptare, u shpreh se dhe vetë në një farë mënyre ka përjetuar momente të trishta në jetën e saj, por qe falë guximit dhe respektit për veten arriti të jetë sot e fortë dhe e suksesshme. Eneida Tarifa u shpreh e emocionuar se do të marrë pjesë në gjithë aktivitetet e këtij lloji. Këngëtarët kënduan mes duatrokitjeve këngët e tyre më të njohura.

What to do in February in Tirana

Eventi u përshëndet dhe nga gratë deputete si dhe nga presidenti I Republikes, të pranishëm në sallë.

Numri i vajzave dhe grave që dhunohen në Shqipëri është në rritje. Statistikat tregojnë një situatë dramatike, veçanërisht në vitet e fundit. Ndërsa trafikimi ka qenë një fenomen tragjik në vitet ’90, në vitet e para të demokracisë, por vitet e fundit është ulur numri i të trafikuarave.

Shuma e mbledhur nga biletat e këtij koncerti do të shkojnë në shërbim të nevojave të femra të dhunuara dhe trafikuara në të gjithë Shqipërinë.

Shihni një pjesë të koncertin në këtë video!

What to do in February in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort