Shkurti njihet ndryshe dhe si muaji romantik pasi festa më e madhe është 14 Shkurti, Dita e Shën Valentinit. Edhe pse nuk është festë zyrtare ose ditë pushimi, çiftet, por edhe ata që janë 'single', planifikojnë mënyra të ndryshme për ta festuar këtë ditë.
Në Shqipëri Shën Valentini është kthyer në traditë dekadën e fundit. Një ditë simbolike ku të dashuruarit i premtojnë dhe dhurojnë dhurata njëri-tjetrit në vendet romantike. Secili mundohet ta bëj të paharrueshme këtë ditë duke planifikuar darka romantike, një udhëtim romantik, ose një natë romatike në hotel. Por dhe ata që nuk janë çift, grupohen me miqtë dhe shoqërinë dhe festojnë ose në klube e pub-e, ose udhëtojnë në vende të ndryshme.
Bashkia e Tiranës nuk e neglizhon si festë këtë ditë dhe përgatiten ditë para për dekorin në disa vende të qytetit, si në Parkun e Madh të Tiranës dhe në qëndrat kryesore të Tiranës për t’i dhënë pamje romatike qytetit. Do të ketë aktivitete të organizuara nga Bashkia, si “Mbjellja e një pemë si simbol të dashurisë së tyre, duke kontribuar kështu në gjelbërimin e qytetit dhe një jetë më të mirë. Në fakt kjo festë është komercializuar shumë, dhe që kur nis shkurti, ofertat e muajit i kushtohen kësaj dite.
Dita e Shën Valentinit është një ditë që mezi pritet edhe nga bizneset, veçanërisht nga hotelet dhe restorantet, të cilat ofrojnë paketa të veçanta për çiftet që të rezervojnë ditën e tyre. Do të publikojme së shpejti ofertat për Shën Valentinin në Tiranë.
Shkurti është muaji që shënon dhe fundin e Dimrit, por në Tiranë ardhja e pranverës ndihet shpeshherë dhe në ditët e muajit Shkurt. Lulet e mimozave janë të parat që çelin dhe i japin aromë qytetit. Ditët bëhen më të gjata dhe njerëzit ndihen më entuziastë për të kaluar pasdite të gjata në bare dhe restorante. Shëtitjet buzë Liqenit, nëpër parqe janë më të preferuarat për këtë stinë. Pikat kryesore turistike të qytetit mund të përshkohen në këmbë. Mos harroni të vizitoni ekspozitat e hapura gjithë muajin që i gjeni te eventet tona të përditësuara.
Dita e fundit e muajit Shkurt është dhe mbyllja e konkursit tonë #TiranaWinter2018. Pra, nëse keni foto të bukura nga Tirana, edhe nga Dita e Shën Valentinit në Tiranë, postojini në Instagram, Facebook ose Twitter, për ta patur mundësi të fitoni një nga tre çmimet: udhëtim me balonë me Hot Air Balloon Albania, paketë shërbimesh trajtime trupi dhe masazhe nga Golden Spa &Relax, dhe një drekë ose darkë në restorantin Piu39Food & Club.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |