Numër rekord vizitorësh në Shqipëri në 2017

Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017. Sipas statistikave të INSTAT, në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë vendin e parë përsa i përket numrit të të huajve në vend, dhe pas tyre renditen shtetasit nga Maqedonia. Kjo sepse Kosova dhe Maqedonia kanë si bregdetin më të afërt, bregdetin shqiptar.

Train Station in Tirana

Në vend të tretë kanë qenë turistët nga Maqedonia dhe Mali i zi, duke vazhduar me turistët nga Greqia, Italia, Gjermania, Polonia, Anglia, Çekia. Vetëm nga Italia erdhën 363 mijë italianë në 2017-n, një pjesë për biznes e të tjerë për pushime. Edhe këtë vit pritet e njëjta tendencë, pasi një kompani e madhe turistike italiane Alpi Tours ka hyrë në Shqipëri dhe pritet të sjellë pushues italianë, me preferencë jugun e vendit.

Train Station in Tirana

Në rritje të ndjeshme ishin dhe shtetasit nga Gjermania, me një rritje prej 47%, apo 212 mijë shtetas. Risia e 2017-s ishte ardhja e polakëve përmes agjencisë turistike më të madhe në Poloni, ITAKA. Hyrja e tyre bëri që 12 hotele në Durrës të grupoheshin dhe të ofronin paketa të gjitha të përfshira. Statistikat tregojnë se në 2017-n, Shqipërinë e vizituan 114 mijë polakë, me një rritje prej të fortë prej 73%.

Train Station in Tirana

Rritja e ndjeshme e interesit për Shqipërinë pritet të vijojë edhe këtë vit. Një pjesë e mire e hoteleve tashmë janë prenotuar. Shqipëria vlerësohet si një destinacionet më të mira për tu vizituar edhe në 2018, pasi ende ka shumë potencial dhe vende për tu vizituar dhe cmimet janë të lira.

Train Station in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort