Rikthehet stacioni i Trenit në Tiranë

Stacioni i Trenit në Tiranë nuk do jetë veçse një emër, por do të jetë jetë si stacioni i mëparshëm por me një ndryshim që do të jetë vetëm për pasagjerët. Ky është lajmi i mirë i publikuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Statcioni i Trenit ne Tirane

Stacioni i Trenit në Tiranë pushoi si egzistuari si i tillë në vitin 2013 për t’u zhvendosur në Kashar. Hapësira e njohur më pas si ish-stacioni i trenit mbeti e paprekur. Por siç duket kësaj zone do t’i rikthehet identiteti sërish me rivendosjen e stacionit vetëm për pasagjerët. Ky nuk është vetëm lajm i mirë për qytetarët e Tiranës por edhe për vizitorët e huaj që duan të udhëtojnë me tren nga Tirana për në qytetet e tjera që janë të lidhura me rrjetin hekurodhur si: Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani.

Statcioni i Trenit ne Tirane

Gjatë komunikimit për media, Drejtori i Politikave dhe Strategjive në Ministrinë e  Infrastrukturës, Thimio Plaku, shpjegoi dhe ndryshimet e marrëveshjes me BERZH.

“U konstatua një rënie drastike e numrit të pasagjerëve të transportuar me hekurudhë, mbi 60%, sepse spostimi i transportit të udhëtarëve në stacionin e udhëtarëve, u gjykua që duhet të vendoset edhe njëherë tek Stacioni i Trenit, edhe si simbol i qytetit.”

Statcioni i Trenit ne Tirane

Rehabilitimi i këtij seksioni është menduar të realizohet si shtesë e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë (PTT) dhe ndërtimin e lidhjes së re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Rehabilitimi i këtij seksioni  do të rrisë efikasitetin dhe sigurinë e transportit hekurudhor të mallrave e të udhëtarëve ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe aeroportit të Rinasit dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në në zhvillimin ekonomik të zonës ekonomike  të rajonit të Durrësit, Tiranës dhe të gjithë vendit.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort