Eventet për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit legjendar të Shqiptarëve Gjergj Kastriot Skenderbeut, shumë evente u organizuan në Shqipëri dhe diasporë, kudo ku jetojnë shqiptarët. 

Skanderbeg monument in Tirana

Vetëm në Tiranë, u zhvilluan 3 aktivitete. Muzeu Kombëtar hapi dyert sot e një ekspozite, të titulluar “Moti i madh”. Në këtë ekspozitë prezantohen fakte, dokumente, gravura, portrete që tregojnë jetën dhe luftrat e Skënderbeut në shekullin e XV kundër perandorisë osmane. Sapo hyni në muze, do dëgjoni gjithë kohës një zhurmë këmbane si muzikë. Në fakt këmbana është objekti kryesor i ekspozitës dhe quhet ‘Këmbana e Karpenit’, e cila është vendosur në qendër të hollit dhe i përket vitit 1465. Një tjetër objekt i rëndësishëm është harta e madhe e Arbërisë, në ballë të ekspozitës, e cila tregon përmasat e shtetit shqiptar para pushtimit osman. Gjithashtu aty prezantohen emblemat e gjithë principatave me radhë, të cilat u bashkuan nën komandën e Skënderbeut atë kohë për të luftuar së bashku turqit. Kjo ekspozitë do qëndrojë e hapur deri në 30 janar dhe hyrja është falas. 

Skanderbeg monument in Tirana

Një tjetër ekspozitë moderne është hapur në Pallatin e Kongreseve. Nën kujdesin e posaçëm të qeverisë aty shfaqen artefakte dhe disa pjesë të rëndësishme të historisë së Skënderbeut.

Skanderbeg monument in Tirana

Në hyrje të pallatit të Kongreseve do shihni dhe logon “2018, Viti i Skënderbeut” që do shoqërojë aktivitetet për nder të heroit kombëtar gjatë gjithë vitit. Shumica e objekteve brenda kësaj ekspozite përfshin artikuj të botuar gjatë viteve të ndryshme për Skënderbeun. Jo vetëm media shqiptare e asaj kohe por dhe gazeta të ndryshme nga e gjithë bota kanë shkruar për heroizmat e Skënderbeut. Gjithashtu shfaqen botime të ndryshme librash për Skënderbeun si dhe një kostum i vajzave të asaj kohe. Këto dokumente i përkasin koleksionistëve të ndryshëm që i kanë sjellë në këtë ekspozitë enkas për këtë event. Hyrja në ekspozitën e Pallatit të Kongreseve është gjithashtu falas.

Skanderbeg monument in Tirana

Aktiviteti i tretë u mbajt në Bankën e Shqipërisë, ku ky institucion vendosi të bëjë publike disa monedha me temën ‘550 vjet memorje e Skënderbeut 1468-2018”. Kjo seri përkon me tre monedha të ndryshme 200 leke në ar, dhe monedha 100 lekë në argjend dhe monedha 50 lekeshe nikeli.

Shumë aktivitete të tjera do mbahen gjatë gjithë vitit për Skenderbeun të cilat do kulmojnë më 28 nëntor 2018, moment që përkon me dy data të rëndësishme ngritjen e flamurit të Skenderbeut në Krujë dhe ngritjen e flamurit të pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në 1912.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies