Tur në gjurmët e Skënderbeut

Ne kemi përgatitur një tur për vizitorët që duan të mësojnë më shumë rreth Skënderbeut duke vizituar disa nga vendet ku ai ka shkelur në Tiranë dhe Shqipëri.

Shqipëria është një vend që ka shumë kështjella dhe shumica prej tyre janë ndërtuar gjatë kohës së Skënderbeut, në shekullin e 14-15. Edhe pse asnjë nga betejat e tij nuk kanë qenë në Tiranë, sërish kryeqyteti është i lidhur me figurën e tij. Keshtjellat

Sheshi më i madh dhe kryesori në Tiranë mban emrin e Skënderbeut dhe në qendër të tij ndodhet statuja e tij, e krijuar nga Odhise Paskali, e cila është inaguruar në 1968 në 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Skanderbeg monument in Tirana

Udhëtimin e fillojmë duke nisur nga sheshi Skëndërbej për të shkuar te Muzeu Kombëtar dhe vizitojmë pavijonin e Skënderbeut.

Skanderbeg monument in Tirana

 

Më pas do të nisemi drejt Krujës, për të vizituar Muzeun Kombëtar të Skënderbeut. Udhëtimi për në Krujë zgjat vetëm 50 minuta nga Tirana dhe do të mësoni shumë informacione për jetën dhe betejat e tij.

Skanderbeg monument in Tirana

Kruja ishte qendra e rezistencës së Shqiptarëve kundër Otomanëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai mbajti larg ushtrinë osmane për 25 vjet që të mos kalonin në Europën Perëndimore, për këtë ai fitoi titullin “Athleta Christi”(Kampion i të Krishterëve) i dhënë nga Papa i asaj kohe. Do të vizitojmë Muzeun e Skënderbeut dhe Muzeun Etnografik të pasur thuajse me të gjitha me sendet origjinale të fund shekullit 19. Më në fund do të bëjmë rrugën e pazarit të Krujës, të mbushur plot me artizanale dhe suvenire.

Skanderbeg monument in Tirana

Pas kësaj kthehemi në Tiranë për të vizituar Kalanë e Petrelës (Kalaja e Mamicës, motrës së Skënderbeut). Kalaja e Petrelës ishte pjesë e sistemit të mbrojtjes së Kalasë së Krujës dhe shërbente si sinjalizuese me Kalanë e Krujës me anë të zjarreve. Gjatë luftës së Skënderbeut me Otomanët, motra e Skënderbeut, Mamica kishte në kontroll kalanë. Sot në brendësi të kalasë ndodhet një restorant tradicional. Kalaja e Petrelës të ofron pamje fantastike të luginës së Erzenit, kodrave dhe vargmaleve përreth.

Ka dhe shumë gjurmë të tjera dhe kala të Skënderbeut si: Kalaja në Kepin e Rodonit, Kalaja e Fshehur në Kurbin, Baleci në Shkodër, Stelushit, Guri i Bardhë etj.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car