Çfarë të bëni në Janar në Tiranë

 Janari, si muaji i parë i vitit vjen i karikuar me energji pozitive nga festat sidomos në Tiranë. Sigurisht që Janari është muaji i ftohtë por kjo s’do të thotë që ju nuk mund të dilni jashtë të shijoni natyrën dhe aktivitetet që janë planifikuar këtë muaj në Tiranë.

Things-to-do-in-January-in-Tirana
Foto: Lon Neli, pjesë e konkursit #TiranaWinter2018

Gjëja e mirë është se rrugët nuk janë shumë të populluara se në ditët e festive dhe shëtititja në qytet mund të shijoj më shumë. Dekorimet e qytetit mbeten deri në mesin e muajit Janar kështu që ju mund të vazhdoni ta shijoni atmosferën.

Shumë pranë Tiranës ndodhet Parku Kombëtar i malit të Dajtit dhe ju që keni dëshirë të argëtoheni në borë kjo është një mundësi e mire. Shumë rrallë bora mbërrin në qytet, kujtojmë vitin e kaluar në Janar ra borë në qytet pas shumë vitesh. Ndaj për qytetarët e Tiranës dhe vizitorët e tjerë Dajti mbetet opsioni më i mirë për të shijuar borën, mafton të merrni teleferikun e Dajti Ekspres dhe me atë rast shijoni dhe panoramën e qytetit. Për ushqimin mos u merakosni sepse në Dajt ndodhen disa restorantet shumë të mira.

What-to-do-in-January-in-Tirana-2018
Foto: Artemon Tamo, pjesë e konkursit #TiranaWinter2018

Për të apasionuarit e natyrës Tirana ofron vende të mrekullueshme jo fort të eksploruara nga vizitorët por edhe vendasit. Ju mund të zgjidhni të shëtisni dhe të relaksoheni në liqene, të ngjiteni në mal dhe të bëni ecje dhe eksplorime të kanioneve. Shih këtu!

tur-ne-liqenin-e-fjolles

Tirana është perfekte dhe për ata që e duan shumë ushqimin e mirë, ndaj ne ju ftojmë të lexoni me kujdes sugjerimet tona për restorantet më të mira në Tiranë. Sigurisht nuk mungojnë as restorantet trendi që i shtohen kryeqytetit dhe ne jemi këtu për t’ju treguar se cilat janë.

Në këtë periudhë të vitit kalendari i akviteteve kulturore është i pasur. Teatrot, Opera, muzeumet dhe galeritë planifikojnë kalendarin artistik vjetor. Të gjitha eventet që do të ndodhin në Tiranë i gjeni në kalendarin tonë online këtu.

Mos harroni të bëni foto të dimrit në Tiranë, për të qenë pjesë e foto konkursit tonë në mediat sociale #TiranaWinter2017 (shih këtu).

Bëfshi qejf këtë muaj në Tiranë!

 

Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort