Ku të hani dhe festoni me miqtë në Tiranë

Tirana është plot me restorante moderne dhe tradicionale, që shërbejnë ushqim të shijshëm dhe me çmime të arsyeshme për këdo. Kjo është arsyeja përse për çdo gosti familjare, festa me shoqërinë apo me korporatat, një dreke apo darkë në restorant është mënyra më e mirë për të festuar. Dhjetori është muaj festiv, dhe gjithë restorantet po ofrojnë paketat e tyre për grupe që duan të festojnë me kolektivin, miqësinë në prag fundviti. Ne kemi përzgjedhur disa oferta për ju.  Në disa prej tyre mund të prenotoni një tryezë përpara se të shkoni.

Era Catering

E sugjerojme të parën për një arsye të vecantë. Sepse ju mund të zgjidhni ku të doni vendin dhe datën, dhe Era Catering jua sjell ushqimin sipas preferencave tuaja, kudo ku jeni. Kjo është një mënyrë fantastike për të mos lëvizur nga vendet tuaja të preferuara, dhe dikush tjetër mendon në detaje gjithçka për ju.

Hotel Colosseo

Colosseo, një hotel modern dhe restorant i këndshëm në hyrje të Rrugës së Durrësit është gjithnjë gati për të organizuar evente speciale. Dhe për ketë sezon festiv ata ofrojnë  një menu të veçante dhe të detajuar.

Ballkoni i Dajtit

Nëse ju është mërzitur zhurma e qytetit dhe kërkoni dicka unike dhe larg por me një pamje të mrekulueshme të Tiranës, Ballkoni i Dajtit është zgjidhja e duhur.  Për këto festa, Ballkoni i Dajtit ofron dy paketa për këdo që do të festojë në këtë restorant duke nisur që nga bileta për teleferikun, fushën e golfit dhe menu speciale tradicionale me nje çmim të arsyeshëm.

Restoranti Season

Nëse doni te festoni në zonën trendi të qytetit Pazari i Ri, restoranti Season është vendi i duhur. Season vjen gjithashtu me një oferte fantastike për grupet që duan të festojnë.  

Por nëse doni të mos largoheni nga qendra e Tiranës, dy rekomandimet tona për të drekuar me miqtë janë Millennium Gourmet në Pedonalen Toptani dhe Piu39Food&Club në zonën e Bllokut. Shijojini këto mundësi!

Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort