Darka e Krishtindjeve dhe Vitit të Ri në Tiranë

Tirana po përgatitet për festimet e natës së Vitit të Ri. Ne besojmë se do të jetë një natë madhështore me koncertin e këngëtareve më të njohur, me spektaklin e fishekzjarreve dhe plot oferta nga baret dhe restorantet.  

Ka dy fshatra turistikë me shumë mundësi për të darkuar dhe pirë: fshati tek Sheshi Skënderbej dhe tek Pazari i Ri, ku shumë njerëz mblidhen me miqtë. Eshtë në traditën tonë që të festojmë në familje dhe pas mesnatës të dalim në Sheshin Skënderbej dhe të shohim spektaklin e fishekzjarreve dhe të shijojmë atmosferën  
Tirana është plot me restorante moderne dhe tradicionale, që shërbejnë ushqim të shijshëm dhe me çmime të arsyeshme për këdo. Ka plot hotele dhe restorante që kanë publikuar ofertat e tyre për darkën e Vitit të Ri, por ne kemi veçuar disa prej tyre që ia vlen të shkoni. Duke filluar me restorante me muzikë live dhe dhurata për pjesëmarrit, oferta akomodimi në hotel deri tek baret që janë të hapura për festën pas mesnate.

Ballkoni i Dajtit

Nëse ju është mërzitur zhurma e qytetit dhe kërkoni dicka unike dhe larg por me një pamje të mrekulueshme të Tiranës, Ballkoni i Dajtit është zgjidhja e duhur.  Për këto festa, Ballkoni i Dajtit ofron dy paketa për këdo që do të festojë në këtë restorant duke nisur që nga bileta për teleferikun, fushën e golfit dhe menu speciale tradicionale me nje çmim të arsyeshëm.

Where to celebrate New Year in Tirana

Elite Place

Elite Palace dallohet për interiorin elegant, kuzhinën fantastike dhe pamjen panoramike të Tiranës. Për darkën e ndërrimit të viteve, Elite Palace premton atmosferën magjike mes gatimeve speciale, dekorit festiv dhe muzikës me DJ. Për ju që dëshironi dhe akomodim në hotel, dhomat moderne të Elite do t’ju bëjnë të ndiheni si mbretër.

Where to celebrate New Year in Tirana

 

Hotel Colosseo

Festoni Vitin e Ri me ushqim të shijshëm dhe muzikë të mirë në Hotel Colosseo, i cili ndodhet në sheshin Adem Jashari në rrugën e Durrësit. Hotel Colosseo sjell atmosferën magjike me dekorin e ngrohtë, menu e pasur me gatime speciale si dhe me muzikë të përzgjedhur.

Where to celebrate New Year in Tirana

Gambero Gourmet

Për darkën e Krishtlindjeve Gambero Gourmet vjen me dy menu speciale: një menu për adhuruesit e gatimeve të detit dhe një menu toke. Një gjë është e sigurt cilado të jetë menuja e përzgjedhur nga ju do të mbeteni të kënaqur nga shija e pakrahasueshme e gatimeve dhe ambienti elegant i Gambero Gourmet.

Where to celebrate New Year in Tirana

 

Uka Farm

Uka Farm është një nga ato restorantet që ofron kurdoherë një ambjent të përsosur për të kaluar një darkë të këndshme me familjen ose shoqërine. Për mbrëmjen e Vitit të Ri, Uka Farm ka përgatitur një menu të përzgjedhur me perime të freskëta organike, të kombinuar me ushqimet tona tradicionale. Uka Farm është zgjedhja e duhur për të gjithë ata që shijojnë natyrën dhe ushqimin tradicionale shqiptar.

Where to celebrate New Year in Tirana

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car