Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së premtes, në 15 Dhjetor Çmimet e konkursit #TiranaAutumn2017. Eventi i ceremonisë u organizua nga kompania Manderina Promotions produkt i të cilës është VisitTirana.
Në një ceremoni të ngrohtë dhe festive në mjediset e Hotel Theranda me të ftuar pjesëmarrësit e konkursit, u ndanë 10 çmime dhe certifikata mirënjohje.
Konkursi #TiranaAutumn2017 u zhvillua për dy muaj në rrjetet sociale, Instagram, Facebook dhe Twitter, por fotot më të shumta ishin nga Instagrami ku pjesëmarrësit përdorën hashtagun #TiranaAutumn2017 në postimet e tyre me foto nga Tirana në vjeshtë. Gjatë konkursit u mblodhën 920 foto që tregonin vjeshtën në Tiranë. Fotot nga qyteti, liqeni, Dajti dhe fshatrat e Tiranës mbizotëronin në këtë konkurs. Pas një selektimi të kujdesshëm, u zgjidhën 10 foto finaliste, nga të cilat, 7 nga pjesëmarrësit në konkurs u vlerësuan me certifikata mirënjohje për kontributin e tyre dhe votat e marra, ndërsa si simbolikë iu dhurua nga një filxhan me logon e VisitTirana dhe mbishkrimin: fitues të #TiranaAutumn2017.
Me mbështetjen e sponosorave të këtij konkursi u vlerësuan 3 fituesit kryesorë si më poshtë:
Çmimi i parë: Endi Bulku me foton nga mali i Dajtit. Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë të qendrojë një natë në hotelin më të ri dhe luksoz të Tiranës, në Hotel Colosseo.
Çmimi i dytë: Arlind Rexhmataj me foton nga liqeni artificial i Tiranës. Fituesi i çmimit të dytë do të ketë këtë mundësinë të shijojë një darkë çift në një nga restorantet më speciale të Tiranës, në restorant Umami të Chef. Renato Mekolli.
Çmimi i tretë: Enea Mustafaraj me foton nga pedonalja e Tiranës. Fituesi i çmimit të tretë do të ketë mundësinë të provoj shërbimet si: sauna, trajtim hidratues fytyre, masazh relaksuese etj nga Lotus Wellness & SPA.
Ndërsa pjesëmarrësit të cilët e vlerësuan me certifikata mirënjohje ishin: Alla Simacheva, Klaidi Bodinaku, Erisa Shaba, Klajdi Haxhari, Ardit Liçi, Lira Pipa dhe Fjorda Llukmani.
Visit Tirana do të prezantojë shumë shpejt dhe hapjen e konkursit #TiranaWinter2018
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |