Dajti N’ Fest, atje ku i bëhet jehonë maleve

Parku i Dajtit përveç bardhësisë së borës që i jepte një hijeshi të mahnitshme, sot kishte ngjyra akoma më të bukura, veshjet tona tradicionale të punuara nga artizanët e zonave të ndryshme. Dita e Maleve nuk mund të festohej më bukur në malin e Dajtit, me këngë e me valle të trojeve të Shqipërisë tonë. Të rinj e të vjetër ishin mbledhur sot për t’i bërë jehonë maleve.

Mountains Day celebrated in Dajti Mountain in Tirana

Zjarret e ndezura në shesh i sillnin njerëzit më pranë skenës dhe panairit ku zhvillohej aktiviteti. Nuk mund t’i shpëtoje buzëqeshjes dashamirëse të zonjave, të cilat kishin ardhur posaçërisht për këtë event për të prezantuar punimet e tyre në tesha. Për të shijuar pamjet e mahnitshme të Tiranës dhe Malit të Dajtit ne udhëtuam me teleferikun e Dajti Ekspres. 

Mountains Day celebrated in Dajti Mountain in Tirana

Fëmijët ishin ata që i gëzoheshin më shumë borës dhe gatimeve tradicionale pranë zjarrit. Ishte një panoramë kaq e bukur saqë i ftohti nuk ndihej. Të gjithë kërcenin me muzikën popullore, disa provonin rakitë dhe verërat e prodhuara nga banorët e zonës së Dajtit.

Mountains Day celebrated in Dajti Mountain in Tirana

Për të rinjtë ishte menduar dhe aktiviteti i cross fit në borë, të shumtë ishin ata që i’u bashkuan kësaj stërvitje duke e marrë si sfidë dhe duke u argëtuar.

Mountains Day celebrated in Dajti Mountain in Tirana

Për të apasionuarit e sporteve ajrore sot ishte një lajm i mirë sepse u inagurua pista e Paragliding dhe fluturimeve me balonë.

Mountains Day celebrated in Dajti Mountain in Tirana

Dajti N’Fest u organizua në kuadër të ditës së maleve nga Agjencia e Parqeve të Rekrecionit të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me EDS Foundation, AKZM dhe UNDP.

Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort