Nata e 12-të e Shekspirit rikthehet në lliri

Cili vend është ky?' - pyet Viola në shfaqjen Nata e 12 e dramaturgut të famshëm William Shakespeare. 'Kjo është Iliria, zonjë, i përgjigjet kapiteni i anijes që e shpëtoi atë nga anija e mbytur. Kështu fillon një nga komeditë më të njohura të Shekspirit, e cila është rikthyer këto ditë në Teatrin Metropol në Iliri, sot Shqipëri nga regjisori amerikan Justin Anderson në bashkëpunim me drejtoren artistike të kësaj shfaqjeje dhe drejtoren e Metropol, Jonida Beqo.

Shaekespeare comedy Tirana

Kësaj here nuk është thjesht komedia që njohim të gjithë, e shkruar 400 vite më pare dhe e përkthyer në qindra gjuhë të botës. Krejt ndryshe, do të shihni në spektakël të vërtetë, që sjell në skenë elementet autentike të Ilirisë së dikurshme, si muzika dhe konstumet popullore. Edhe emrat e personazheve janë përshtatur në gjuhën shqipe, por duke ruajtur gjithe elementetet sarkastike të secilit personazh sic është krijuar nga Shekspiri. Kur shihni shfaqjen nuk do kini mëdyshjen më të vogël se ngjarjet zhvillohen në token shqiptare, gjatë kohës se Lord Bajron dhe Ali Pashë Tepelenës. Ngjarja gjatë gjithë kohës shoqërohet me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare.  Shumë interesante janë karakteret si Maliqi, Tobi apo Maro, që përfaqësojnë shqiptarët tipikë të asaj kohe. Një rol të madh ka dhe Ansambli i Valleve dhe Këngëve popullore që gjatë gjithë kohës janë present në skenë. Një kastë prej 25 aktorësh, të rinj dhe me experience që të mbajnë gjithë kohës në humor dhe atmosferë shumë të gjallë.  Premiera nis sot në datën  6 dhjetor deri në 17 dhjetor e pastaj do të vijoj në muajin janar e shkurt 2018.

Shaekespeare comedy Tirana

Historia…

Në brigjet e Ilirisë, gjatë një shtrëngate mbytet një anije, në të cilën udhëtonin dy binjakët; Viola (Armela Demaj) dhe vëllai i saj binjak, Sebastiani (Silvio Goskova). Pas daljes në breg, Viola mendon se vëllai i saj ishte mbytur, pasi trupi i tij nuk gjendet askund. E dëshpëruar, ajo mendon se çfarë pune mund të bëjë për të siguruar jetesën dhe vendos të shkojë të punojë pranë Kont Orsinjos,  (Florian Agalliu) e veshur si mashkull dhe vetëquhet Çerçiz. Konti Orsinjo (Florian Agalliu)  sillet përreth duke kënduar dhe duke menduar për Olivian, (Rozi Kostani), të cilën e dashuron plot pasion. Pasi Çerçizi nis punën aty, bie në dashuri me Orsinjon. Kont Orsinjo, nga ana tjetër dërgon Cerçizin te Olivia, ti tregojë për dashurinë që ka për të. Mirëpo Olivia, e cila  mendon se Cerçizi është mashkull, bie në dashuri me të.

Ndërkohë, një personazh tjetër, Maliqi (Mehmet Xhelili), dëshiron të martohet me Olivian. Kjo situatë fut në skenë Tobi Bej (Guri Koçon), xhaxhanë e Olivias, shërbyeset Maro (Elona Hyseni) dhe Asllan (Erin Kujofska) dhe Loço, kllounin i shtëpisë (Neritan Liçaj). Ata i punojnë një rreng Malvolios. Maro shkruan një letër Malvolios, sikur e ka shkruar Olivia, ku I tregon se do të martohet me të.

Ndërkohë Sebastiani është gjallë dhe mendon se motra e tij, Viola ka vdekur. Ai arrin në brigjet e Ilirisë, i shoqëruar me Antonio (Erjon Hodo), mikun e tij.

Endriu Aga (Shkëlzen Berisha), duke parë afeksionin e Olivias ndaj Cerçizit e fton këtë të fundit në duel. Ndërkohë në duel, shfaqet Sebastiani dhe jo Cerçizi. Olivia i kërkon atij të martohen, por Sebastiani, nuk e njeh. Antonio arrestohet nga rojet e Kont Orsinjos dhe i kërkon Violës-Cerrcizit ndihmë duke kujtuar se është Sebastiani. Po ajo nuk e ndihmon, kështu Antonio mendon se Sebastiani e tradhëtoi. Këtu, Viola kupton se vëllai i saj mund të jëtë gjallë.

Sekreti zbulohet kur dy binjakët dalin para Kont Orsinjos dhe Olivias. Si përfundim Orsinjo lidhet me Violën, ndërsa Olivia me Sebastianin.

Shaekespeare comedy Tirana

Në fund një dasëm e vërtetë shqiptare ndizet në sallë, ku martohen personazhet e shfaqjes, por që në fakt krijon një atmosferë të vërtetë festive të një spektakli të vërtetë të muzikës dhe valleve tona popullore.

Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort