5 restorantet më të mira në Tiranë

Kulinaria shqiptare po fiton reputacion në botë për kuzhinën e saj unike dhe shumë të shijshme. Shumë blogera po shkruajnë artikuj rreth kuzhinës tonë tradicionale duke vlerësuar shijen karakteristike të kuzhines tonë që është një miks mes kulinarisë shqiptare turke greke dhe italiane. Restorantet më të mira ndodhen në Tiranë, ku ju mund të gjeni në cdo qoshe apo cdo rrugë një vend të mirë për të ngrënë. Visit Tirana promovon Tiranën çdo ditë, dhe ne e njohim mirë qytetin tonë. Nëse ju ndodheni në Tiranë dhe keni nevojë për disa këshilla se ku të shijoni ushqimin në Tiranë, ja dhe sugjerimet tona.

Nëse doni të konsumoni një dreke apo darkë të shijshme në qendër të Tiranës, provoni Millennium dhe Umami.

Nëse po kërkoni të darkoni në një vend elegant me një kuzhinë të shkëlqyer, e gjeni në restorant Millennium Gourmet, i cili gjendet në zemër të Tiranës në pedalonalen Murat Toptani.

Restoranti ka një dekor mjaft të këndshëm dhe të realizuar bukur i rrethuar me dritare të mëdha xhami që të lejon të shohësh nga pedonalja. Gatimet përgatiten dhe serviren me një estetikë të këndshme, përbërësit dhe kombinimet që shefi kuzhinës përdor janë sublime. Prezantimi i shkëlqyer i pjatave nga Shef Juli Zguro, i cili ka studiuar në shkolla të ndryshme të kulinarisë dhe ka gatuar në restorante të ndryshme në botë. Ne ju sugjerojmë të provoni Millennium Gourmet për shijen e gatimeve dhe cilësinë si edhe për vendodhjen fantastike.

Millennium Gourmet Restaurant

Restorant Umami është restoranti më i ri dhe ndoshta një nga më fantastikët në Tiranë. Restorani u hap në natën më festive të vitit, në natën e Vitit të Ri, më 31 Dhjetor 2016. Restoranti është në pronësi të nga MasterChefi i njohur shqiptar Renato Mekolli. Emri i restorantit ka një domethënie të veçantë “Umami”, e cila në Japonisht emërton fjalën e shijes së pestë, që nuk është as e kripur, as e ëmbël, as e thartë dhe as e hidhur. Ambjenti i brendshëm i restorantit është modern me dritare të mëdha, një kuzhinë trannsparente, ku ju ndërkohë që prisni porosinë tuaj, mund të shihni shef Renaton duke gatuar pjatën tuaj të preferuar. Restoranti ka një atmosferë të këndshme, me drita tëq zbehta, tavolina dhe karrige të rehatshme, çdo gjë këtu është e kombinuar me elegancë. Nëse doni të shijoni një drekë ose darkë nga duart e Shef Renato Mekollit, mos u mendoni dy herë dhe na falenderoni më vonë. 

Restaurant Umami

Nëse doni restorant me shije direkt nga ferma dhe që ndodhet brenda në Tiranë, provoni Mullixhiun.

Mullixhiu është restoranti i ri në Tiranë dhe përsëri është bërë shumë i njohur. Ky është një restorant i vogël “nga ferma në tavolinë”, i cili ofron gatime unike shqiptare të ndërthurura me kuzhinën moderne. Çdo detaj në këtë restorant janë shumë interesante duke filluar nga hapësira jashtë e restorantit me barishte dhe perime të mbjella që tregojnë produktet e freskëta të kuzhinës. Brenda restorantit ka tre mullinj që bluajnë drithëra për bukën, të cilën ju mund ta merrni edhe me vete. Gjithashtu, një tjetër detaj i veçantë janë sirtarët poshtë tavolinës dhe pjatat e bardha me gjurma duarsh. Këtu ofrojnë menu me 8 pjata e cila është një zbulim kulinarie dhe me çmime të përballueshme afërsishtë 14 euro për person.

Mullixhiu Restaurant

Nëse doni një dreke më një pamje spektakolare të qytetit, shkoni në Ballkonin e Dajtit.

Ushqim i shijshëm me pamje mahnitëse, kështu mund t’a përshkruajmë Ballkonin e Dajtit, i cili gjendet në Malin e Dajtit, ku ju mund të shkoni nëpëmjetë teleferikut “ Dajti Ekspres”. Restoranti është mjaft i këndshëm dhe i rehatshëm me hapësira të bollshme, nga ku të ofrohet një pamje e mahnitëse, ku Tiranën e ke si në pëllëmbë të dorës.

Këtu ofrojnë gatime tradicionale dhe mesdhetare me një shërbim të shkëlqyer. Restoranti është elegant, modern, i rehatshëm, argëtues dhe sigurisht shumë i ngrohtë dhe mikpritës për klientët. Nëse vizitoni Tiranën, mos humbsni rastin të shkoni te Ballkoni i Dajtit!

Nëse doni të provoni ushqim të mirë tradicional direkt nga ferma, brenda ambienteve të një ferme, provoni UKA Farm. Ushqim i shijshëm nga produktet e zonës shoqëruar me nje verë fantastike të bërë nga vreshtat e familjes. Ndodhet në Laknas, 15 minuta larg Tiranës, afër Aeroportit Nënë Tereza. Restoranti është i vendosur në mes të fermës dhe ju ofron mundësi unike për të shijuar deri në fund aromën e prodhimeve të zonës.

Uka Farm

Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort