Çfarë të bësh në Dhjetor në Tiranë

Muaji më festiv për të gjithë njerëzit në botë është Dhjetori. Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë magjike edhe ne Tiranën tonë. Të gjithë ju që do vizitoni Tiranën në Dhjetor shihni rekomandimet tona se çfarë të bëni në Dhjetor në Tiranë.

Dhjetori fillon me dekorimin e qytetit dhe ndezjen e pemës së Krishtlindjes në sheshin Skënderbej në 6 Dhjetor. Bashkia e Tiranës është kujdesur që dekori për festat të mos jetë vetëm në qendër, por e gjitha Tirana të vezullojë me drita dhe dekore festive.

What to do in december in Tirana

Bizneset, kryesisht dyqanet dhe restorantet e fillojnë dekorimin që në ditët e fundit të Nëntorit. Atmosfera kudo duket e lumtur dhe optimiste. Sheshi Skënderbej do të transformohet në Pazarin e Krishtlindjeve, një vend ideal për të dalë shëtitje me familjen dhe miqtë dhe për të shijuar ditët para ardhjes së Vitit të Ri. Fëmijët mund të argëtohen duke luajtur në lodra ose duke bërë patinazh në akull, ndërsa prindërit e tyre mund të shijojnë një kafe të ngrohtë, çaj apo kapuçino. Baret e natës janë të hapura deri vonë për të pritur të rinjtë që duan të dëfrehen me miqtë e tyre.

Nëse mendoni se argëtim ka vetëm në sheshin Skënderbej, e keni gabim. Pa bëni një shëtitje nga Pazari i Ri dhe atmosfera e ngrohtë do t’ju magjeps.

Shopping in December in Tirana

Blerjet janë një ndër gjërat më të pëlqyera për të bërë në Dhjetor, sidomos për femrat ose amvisat. Por edhe ata që vizitojnë Tiranën këtë muaj, mund të gjejnë suvenire te Tiranes tek ky link pa fund dhurata për Krishtlindje. Te Pazari i Ri dhe në qendrat tregtare mund të gjeni plot gjëra interesante.

Tani që koha është e ftohtë gjëja më e mirë që mund të bëni është të gjeni restorante të mira për të drekuar ose darkuar me miqtë. Disa nga restorantet që ne rekomandojmë janë të listuara në këtë link.

Shopping in December in Tirana

Ndërsa për darkën e Krishtlindjeve dhe Natës së Vitit të Ri ka disa restorante që organizojnë darkën për këto ditë me oferta të shkëlqyera.

Ndërsa baret veçanërisht ato që janë kafe –librari janë gjithashtu të këndshme për të kaluar kohë ndërkohë që jashtë bie shi ose është shumë ftohtë.

Nuk mund të harrojmë as jetën kulturore në kryeqytet, e cila vazhdon të pasurohet çdo ditë e më shumë. Nëse doni të informoheni për të gjitha eventet në Tiranë klikoni këtu.

Shqiptarët janë shumë mikpritës dhe si të tillë gjatë darkave të festive të fundvitit e mbushin tavolinën plot për mysafirët.

Festojmë së bashku Dhjetorin në Tiranë!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort