Emeli Sande elektrizon fansat në Tiranë

Këngëtarja skoceze performoi në Tiranë përpara mijëra spektatorëve në sheshin Skënderbej në Tiranë. Sandé ishte e ftuara speciale e Natës së Bardhë, një ditë festive, e cila festohet çdo vit në 29 Nëntor me rastin e Ditës së Çlirimit (29 Nëntor 1944). Shqiptarët i pëlqejnë shumë festat dhe Nata e Bardhë është e preferuara e të rinjve, dhe si një arsye për të qëndruar gjithë natën zgjuar.

Emeli Sande in Tirana

Një ndër këngët më që u bë e famshme Emeli Sandé në Shqipëri është kënga “My kind of love”, por më e preferuara është “Beneath your Beautiful” e cila numëron mbi 150 milion shikime në Youtube. Përshtypjet e para për Tiranën dhe Shqipërinë ajo i postoi në Insta Story në Instagram. Në një nga postimet ajo përshendet në gjuhën shqipe “Mirdita!”.

Emeli Sande in Tirana

Festival i Natës së Bardhë është një event i përvitshëm, i cili ka filluar para 10 vjetësh kur Kryeministri aktual Edi Rama në atë kohë kryebashkiaku i Tiranës. Ky event tashmë i kthyer në traditë mbledh shumë aktivitete gjatë gjithë ditës, duke filluar me hyrjen falas në muzetë dhe në zyrat qeveritare, shumë koncerte dhe shfaqje cirku për fëmijë, zjarre partizanesh nëpër parqe, por ajo që pritet me shumë interes është koncerti i madh në sheshin kryesor të Tiranës, me të ftuar nga artistë të ndryshëm të njohur nëpër botë. Vitin e shkuar ishte Giusy Ferreri, ndërkohë më parë kanë qenë Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të cilat kanë performuar në Tiranë.

White Night in Tirana

Tirana padyshim është kthyer tashmë si një qendër për evente të mëdha kulturore dhe artistike, duke tërhequr artistë të huaj të famshëm të vijnë në kryeqytetin shqiptar. Një qytet dinamik me njerëz të rinj dhe energjitik.

Emeli Sande in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort