Si u festua 28-29 Nëntori në Tiranë

Festat e 28-29 Nëntorit u festuan madhërishëm në Tiranë. Ishin ditë pushimi kështu që aktivitetet ishin të shumta. Gjithë qyteti u vesh kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar. Festimet u përqëndruan në Sheshin Skëndërbej, ku në mënyrë simbolike u ngrit Flamuri Shqiptar nga kreu i Bashkisë z. Erion Veliaj. Pas ngritjes së flamurit të shoqëruar nga Himni Kombëtar, dhe qindra fëmijë të shkollave të kryeqytetit të mbledhur në shesh, një spektakël i mrekullueshëm mbuloi qiellin e Tiranës. Mijëra balona kuq e Zi fluturuan në qiell mbi statujën e Skendërbeut duke i dhënë një pamje të magjishme qendrës së qytetit 

Çfarë ndodhi tjetër gjatë festave:

28 Nëntor

Dita e Pavarësisë nisi me festimet në qytetin e Vlorës, qyteti ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, 106 vjet më parë. Aktivitetet festive si gjithnjë ndahen midis Vlorës dhe Tiranës. Zakonisht në mëngjes zyrtarë të Qeverisë nisen për në Vlorë dhe atje bëjnë ngritjen e flamurit në Monumentin e Pavarësisë dhe pas kësaj aktivitetet festive zhvendosen në Tiranë.

Celebrate National Days in Tirana

“Rrugëtojme nën një flamur” ishte risia e këtij viti festimesh, ku grupet motorristike kanë organizuar një paradë në formën e një feste më datë 28 Nëntor. Nga ora 10.00-24.00 u zhvillua “Moto Fest”, në Bulevardin Zogu I (ish stacioni I trenit). Në Bulevard pati parada me motorra, të ashtëquajturat motard, si edhe gara te ndryshme. Paradat me motorra dhe flamuj vijuan në gjithë qytetin. E gjithë kjo atmosferë u shoqërua në mbrëmje me muzikë live nga grupi “NA” dhe Rubin Kaso. Paradë, barbeque, gara, muzikë live dhe shumë të tjera ndezën kryqytetin për këtë 106 vjetor festimesh.

Celebrate National Days in Tirana

2018 është Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut, e në këto ditë festash nacionale COD (Center for Openness and Dialogue) e vendosur në hollin e Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, hapi dyert për ekspozimin e artefaktit origjinal e të rrallë të sjellë nga Italia.

Ekspozita te Muzeu Historik Kombëtar

Në kuadër të eventeve për Vitin e Skënderbeut, gjatë ditëve të festave nacionale të nëntorit u hap ekspozita e pikturave me 50 artistëve të njohur të cilët kanë trajtuar figurën e Skënderbeut në punimet e tyre. Ekspozita do të jetë e hapur në Hollin Kryesor të Muzeut Kombëtar deri më datë 06.12.2018.

Celebrate National Days in Tirana

29 Nëntor

29 Nëntori një natë e gjatë, ku qyteti dhe institucionet e artit do të gjallojnë në sheshin Skënderbe me aktivitetet e artit, shfaqjet, instalacionet, filmat duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane. Për një natë, hapësirat e qytetit u shndërruan në ekspozita të përkohshme Arti. Ishte një natë e mbushur plot muzikë, me këngëtarë të njohur si: Aurela Gace, Elhaida Dani, Vesa Luma, Erik Lloshi, Krenar Seiti, Melisa Magnaneli, dhe  Xheisara.

Celebrate National Days in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort