Të rinjtë e Tiranës sfilatë me veshje popullore

Një projekt interesant i quajtur “Takim Brezash” është prezantuar fundjavën e shkuar në Sheshin Skënderbej. Ky projekt është realizuar nga Fondacioni “Tradita Popullore” dhe Teatri Metropol me mbështetje të Bashkisë Tiranë dhe Agjensisë së Zhvillimit Rajonal.

Një punë që ka nisur që në muajin Qershor të këtij viti është finalizuar ditën e premte, në 17 Nëntor, në Sheshin Skëndërbej, Tiranë.  Aktiviteti pati një sfilatë me veshje tradicionale të viteve ‘800, veshje të reja të modeluara nga nxënësit e gjimnazeve të kryeqytetit, si dhe një koncert me valle nga Ansambli Tirana.

Të rinjtë e Tiranës sfilatë me veshje popullore të modernizuara

“Qëllimi i këtij projekti është edukimi i të rinjve nëpërmjet elementeve të trashëgimisë kulturore dhe promovimi  i veshjeve, valleve dhe lojërave tradicionale të krahinës së Tiranës, si një vlerë e çmuar e  trashëgimisë kulturore shqiptare” shprehet kordinatorja e  Teatrit Metropol, Lorela Musta.

Nga 10 gjimnaze të Tiranës dhe nga rreth 200 punime të nxënësve, u përzgjodhën 11 punime veshjesh,  të cilat më pas u realizuan në atelie nga artizanët. Ndërkohë të premten u ndanë edhe tri çmime për veshjet më të mira të realizuar nga nxënësit e shkollave.

Të rinjtë e Tiranës sfilatë me veshje popullore të modernizuara

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort