Aktivitete për Ditën e Çlirimit të Tiranës

Tirana sot festoi 73-vjetorin e Çlirimit, dita kur forcat Nacional Çlirimtare fituan luftën kundër pushtuesve gjermanë. Si çdo vit Bashkia e Tiranës ... organizon aktivitete në nderim të dëshmorëve të renë në Luftën për Çlirimin e Tiranës duke vendosur kurora me lule te Monumuneti i Ushtarit të Panjohur. Pjesëmarrës në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë edhe vetaranë të luftës.  

Activities on National Liberation Day of Tirana

Pak histori

Lufta për çlirimin e Tiranës zgjati 2 muaj, dhe plot 19 ditë radhazi për çlirimin e kryeqytetit.  Sulmi përfundimtar filloi në mëngjesin e 16 Nëntorit, ku forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve,Sahatin, Teatrin, etj. Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.

Activities on National Liberation Day of Tirana

Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort