Ditët e ngrohta duket se mbaruan, temperaturat bien e megjithatë edhe në Nëntor dielli vazhdon të ndriçojë. Tirana mbetet një qytet shumë i gjallë dhe po bëhet një ndër më të pëlqyerit për turistët në gjithë botën. Kohët e fundit mjaft media të huaja si Vogue, TTG etj, kanë shkruar për Tiranën. Njerëzit vazhdojnë ta shijojnë jetën në qytet, vetëm se në këtë periudhë ata zhvendosen nga baret e hapura, në mjediset e brendshme për të shijuar kafetë dhe kapucinot e ngrohta në lokalet e shumta, gatimet e shijshme në restorantet e kudondodhura, apo të argëtohen netëve në pubet e qytetit, që popullohen shumë edhe prej studentëve.
Muaji Nëntor në Shqipëri njihet ndryshe edhe si muaji i ftestave. Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori, është një ditë e rëndësishme në historinë shqiptare. Priten shumë aktivitete në ditët në vazhdim në të gjithë Shqipërinë, por më së shumti në Tiranë dhe Vlorë. Datë 29 Nëntor është gjithashtu një ditë feste në Shqipëri. Kjo ditë kujtohet si Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga Nazistët në 1944. Por, kohët e fundit është zëvndësuar me Natën e Bardhë, ku shumë të rinj festojnë deri në agim. Këtë ditë organizohen aktivitete të shumta nga Bashkia e Tiranës. Këtë vit për festën e Natës së Bardhë, e ftuara speciale do të jetë këngëtarja e famshme Britanike, Emeli Sande.
Galeritë dhe muzetë janë të hapura për t’i vizituar dhe shumë supriza planfikohen çdo vit.
17 Nëntori është një ditë historike për qytetin e Tiranës. Kjo ditë përkujtohet si Dita e Çlirimit të Tiranës (17 November 1944). Bashkia e Tiranës organizon aktivitete festive për ta kujtuar këtë ditë duke vendosur lule te monumenti ‘Ushtari i Panjohur’ ose te statuja e “Nënës Shqipëri’ te Varrezat e Dëshmorëve.
Panairi i Librit është eventi kulturor më i madh në Tiranë. Këtë vit do të zhvillohet nga data 15-19 Nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ky është panairi më i frekuentuar në Tiranë, në krahasim me panairet e tjera që zhvillohen në kryeqytet. Kjo tregon interesin e lartë që kanë filluar të tregojnë shqiptarët për librat.
Këtë muaj edhe shfaqjet artistike në teatër janë të shumta dhe sallat janë të mbushura plotë. Muaji i ftohtë i Nëntorit favorizon edhe kinematë e qytetit, të cilat mbushen plot, sidomos fundjavave. Galeritë nuk mbeten pas, me artistët e rinj, të huaj dhe shqiptarë, që zgjedhin të shfaqin ekspozitat e tyre në Tiranë. (Galeritë në Tiranë)
Nëntori është muaji ideal për të vizituar Tiranën për shkak të jetës së pasur kulturore të programuara nga institucionet e ndryshme. Turistët, dhe jo vetëm, kanë mundësinë të marrin pjesë në ditët festive kombëtare, të mësojnë më shumë për historinë shqiptare, folkun, kostumet, kulinarinë e vendit tonë etj.
Bukuria e muajit Nëntor është edhe tek gjethet e rëna të vjeshtës që mbulojnë parqet e qytetit, dhe ndaj Visit Tirana inkurajon ndjekësit në mediat sociale të postojnë fotot e tyre nga Vjeshta në Tiranë duke i shoqëruar me hashtag-un #TiranaAutumn2017. Konkursi mbyllet në 30 Nëntor nga ku do të përzgjidhen 3 fitues. Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësi të qëndrojë një natë në Hotel Colosseo Tirana. Fituesi i çmimit të dytë do të shijojë nje darkë çift në restorant Umami dhe fituesi i çmimit të tretë do të përfitojë një paketë shërbimesh nga Lotus Wellness & SPA. Ju mund të jeni fituesi i një prej këtyre çmimeve, ndaj mos ngurroni të merrni pjesë. Kaq shumë gjëra për të parë. Tirana ju mirëpret!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |