Alla Simacheva – ‘Rusja e dashuruar me Tiranën’

Alla vjen nga vendi i ftohtë i Rusisë, dhe jeton prej disa vitesh në Tiranë. Dashuria me një djalë shqiptar e bëri të lërë vendin e saj e të jetojë në një vend si Shqipëria. Deri këtu nuk ka asgje të pazakontë. Mijëra histori të tilla dashurie i bëjnë njerëzit të lëvizin nga njëri vend në tjetrin. Cila është arsyeja që Visit Tirana zgjodhi të intervistonte këtë vajzë ruse? 

Arsyeja është se ajo është shumë e përkushtuar për të promovuar me pasion dhe zemër qytetin tonë, Tiranën. Alla është një fotografe e apasionuar pas natyrës dhe punët e saj i promovon në Instagram ku ndjekësit i ka shqiptarë dhe të huaj.  Në Instagram ajo njihet me emrin tokoy_made, sepse ka lindur në Tokio në Japoni, por rritur në Moskë, Rusi. Alla ka një shqipe perfekte dhe këtë e tregon dhe në postimet e saja në rrjetet sociale ku komunikon me ndjekësit e saj. Allen e kemi njohur pikërisht nga Instagram-i, pasi mori pjesë në konkursin #TiranaSpring të organizuar nga Visit Tirana, nga ky u vlerësua me çmimin e tretë. Tirana në fotot e Allës duket vërtetë frymëzuese për ta vizituar. Ne realizuam një intervistë me të për t’ju rrëfyer më shumë se kush është Alla Simacheva.

Alla Simacheva-‘The Russian girl in love with Tirana’
Alla Simacheva

Përse ke zgjedhur të jetosh në Tiranë?

Jeta është diçka e mrekullueshme dhe shumë gjëra krejt papritur marrin tjetër drejtim. Kam ardhur para 12 vitesh nga Moska në Tiranë për bashkëshortin tim shqiptar.

Dhe çfarë për shtypje të bëri Tirana?

Fillimi ishte shumë e vështirë. Megjithatë, jam përshtatur goxha shpejt. Në Tiranë më pëlqen ritmi i jetës, shumë prej qytetarëve dinë të kombinojnë punën me jetën. Ky qytet është mjaft i bukur dhe i qetë. Vlerësoj shumë faktin që njerëzit janë të hapur dhe krijojnë lidhje të forta si në miqësi, gjithashtu dhe në familje.

Fotografia pasion apo profesion?

Fotografia është gjithçka: është stili i jetës për mua. Sigurisht, është pasion dhe profesion, madje jam shumë e lumtur, sepse pikërisht në Shqipëri jam rritur në profesionin tim.

Çfarë projektesh ke? Çfare synojnë për Tiranën?

Edhe pse aktualisht punoj më shumë jashtë Tiranës dhe kam krijuar bashkëpunime të forta me një Shkollë Fotografie në Moskë, kam krijuar edhe disa kurse profesionale për fotografët e rinj. Gjithnje mundohem të gjej kohën për projektet këtu në Tiranë, dhe për t’u shërbyer dhe klientëve këtu. Një nder qëllimet e mia për vitin tjetër është organizimi i një ekspozite ku nëpërmjet fotove do t'i tregoja qytetarëve dhe personave të huaj se sa e bukur është Tirana jonë.

Alla Simacheva-‘The Russian girl in love with Tirana’
Photo by Alla Simacheva

A janë kurioze bashkëpatriotët rusë, që të vizitojnë Tiranën vetëm sepse e ke prezantuar aq bukur?

Për momentin, lidhja midis Rusisë dhe Shqiperisë nuk është kaq e fortë siç ka qene vite më parë. Por kam shpresë që nëpermjet turizmit, patriotët e mi rusë do të fillojnë të bien prapë në dashuri me Shqipërinë. Kështu ndodhi dhe me pjesëtarët e familjes sime, dhe me miqtë e mi. Të njohurit e mi ne Instagram kur shohin fotot që postoj, frymëzohen dhe komplimentojnë shumë Shqiperinë dhe janë kuriozë, pasi në gjuhën ruse ka shumë pak informacion për këtë vend.

Ke marrë shtetesinë shqiptare?

Po, kam disa vite që kam marr shtetesinë Shqiptare.

Je vlerësuar me çmime të tjera në fotografi përveç çmimit nga Visit Tirana?

Për shkak të angazhimeve të punës bëhet e pamundur të ndjek shumë konkurset e ndryshme, por synimi i konkurseve Visit Tirana do të doja të jepja mbështetjen maksimale dhe ju falenderoj për vlerësimin tuaj. Gjithashtu, më vjen shumë mirë që në ato të paktat konkurse ku kam marre pjesë kam qënë e vlerësuar. (Bëhet fjalë gjithashtu dhe për konkursin Colours Of Albania). 

 

Alla Simacheva-‘The Russian girl in love with Tirana’
Alla Simacheva

Dy fjalë për Visit Tirana me aq sa e njeh

Ne radhë të parë ju uroj shumë suksese në punën tuaj. Nga portali juaj informohem për eventet më të bukura dhe vendet shumë interesante që nuk kam vizituar ndonjëherë edhe pse kam vite në Tiranë. Përveç asaj, keni berë pune shumë të rendësishme duke krijuar nje komunitet me gjithe personat e apasionuar ndaj qytetit, të gatshëm për të dhene kontributin e tyre për zhvillimin dhe promovimin e kryeqytetit.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort