Kush ishin fituesit e Maratonës së Tiranës 2017

Maratona e parë e certifikuar ndërkombëtarisht e Tiranës, shpalli fituesit. Më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të botës morën pjesë në Maratonën e Tiranës. Kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj ishte pjesëmarrës në këtë marathon së bashku me disa personalitetete të tjera.

Bashkia e Tiranës nuk ishte vetëm organizatore e këtij aktiviteti por edhe promotore shumë e mirë. Mëngjesi i kësaj të diele, nga ora 9.00 deri në 14.00, Tirana u pushtua nga vrapuesit e moshave të ndryshme, nga të rinjt deri tek të vjetrit. Muaj më parë, Bashkia kishte njoftuar hapjen e regjistrimeve për maratonën dhe interesi ishte i madh që në ditët e para.

fituesit e Maratonës së Tiranës 2017

Për njerëzit që nuk morën pjesë në maratonë, ftesa ishte e hapur të ishin spectator në rugë dhe të mbështesnin garuesit. Maratona nuk ishte një garë apo sfidë, ishte një argëtim për të gjithë. Një eviniment i tillë është një marketing shumë i mirë për Tiranën duke e vendosur paralel me vendet e tjera që e zhvillojnë këtë aktivitet sportiv. Maratona e shndërroi Tiranën në kryeqëndër botërore për një ditë dhe sigurisht që ndikoi dhe ndihmoi ekonominë e qytetit.

Hotelet ishin të mbushura plot, ndërsa restorantet dhe baret nuk reshtën së punuari gjatë ditës. Koha ishte fantastike, dukej si ditë verë. Pjesëmarrësit patën kënaqësi të shihnin disa nga atraksionet më të njohura të Tiranës gjatë pjesës tjetër të ditës.

fituesit e Maratonës së Tiranës 2017

Gjysmë Maratona (21 Km)

  1. Femer I – Luiza Gega – 1.13.11
  2. Femer II – Zita Kacser – 1.14.53
  3. Femer III – Valentyna Kiliarskaja – 1.16.39
  4. Mashkull I – Abel Kibet Rop – 1.02.
  5. Mashkull II – Joel Maina Mëangi – 1.03.42
  6. Mashkull III – David Nikolli – 1.07.27

fituesit e Maratonës së Tiranës 2017

Tirana 10K (10 Km)

  1. Femer I – Olena Popova – 37.06
  2. Femer II – Relaksa Dauti – 39.09
  3. Femer III – Hellen Jepkosgei Kimutai – 40.42
  1. Mashkull I – Edwin Cheruiyot Melly nga Kenya – 30.32
  2. Mashkull II – Laszlo Gregor – 31.29
  3. Mashkull III – Tamash Nagy – 32.49

We too (persona me aftësi ndryshe) (5 Km)

  1. Vendi I – Bledar Suxha – 17.54
  2. Vendi II – Erblin Karaj – 18.05
  3. Vendi III – Adem Demushi – 19.07

fituesit e Maratonës së Tiranës 2017

Çmimet

Kategoria 21 km: Vendi i tretë -1000 €, Vendi i dytë 1500 €, Vendi i parë 2500 €

Kategoria 10 km: Vendi i tretë, 400 €, Vendi i dytë - 600 €, Vendi i parë - 750€ euro

Kategoria “We too”: Vendi i tretë, 500 €, Vendi i dytë 750 €, Vendi i parë - 1000 €

Fituesja e kategorisë së parë 21 km për femra ishte atletja e njohur Luiza Gega, e cila vendosi rekordin për këtë garë. Ajo vendosi të dhuronte paratë e këtij çmimi për njerëzit me aftësi të kufizuara të cilët morën pjesë në këtë maratonë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort