'Pallati Mbretëror', zona e ndaluar u hap sot për publikun

Hapet më në fund Pallati I Brigadave, një vend që deri më sot ka qenë territor I ndaluar. Muret e larta kanë rrethuar në një perimetër shumë të gjatë të gjithë këtë pallat që niste nga rruga e Elbasanit vazhdonte deri në thellësi të Parkut të madh të Liqenit artificial. Duke parë interesin shumë të madh dhe rëndësinë historike të këtij Pallati, Ministria e Kulturës ka vendosur që ai të hapet për publikun cdo fundjavë, ku si vizitorët vendas dhe të huaj do të kenë mundësinë të shohin të fshehtat e Pallatit të brigadave. 

“Royal Palace” the forbidden zone - now is open for public in Tirana

Hyrja për në Pallat fillon me një kopsht gjigand të rrethuar me pemë të larta. Vizitorët e parë ishin gazetarët dhe banorët të cilët jetojnë pranë kësaj zone. Kur i pyetëm se nga e morën vesh lajmin për hapjen e Pallatit të Brigadave na rrëfyen se e kishin parë në Facebook dhe vendosën të ishin të parët në radhë për ta vizituar. Kurioziteti për të parë ckishte brenda këtij pallati pranë banesave të tyre ishte i jashtëzakonshëm.

“Royal Palace” the forbidden zone - now is open for public in Tirana

Parku Mbretëror është një magji më vete, me skulptura mitologjike nëpër kopshte, sipas stilit të Tempullit të Muzave. Për të gjithë admiruesit e natyrës, ky vend ishte ideal për soditur lulet shumëngjyrëshe, apo lulet në formë spirale.

“Royal Palace” the forbidden zone - now is open for public in Tirana

I ndërtuar në vitin 1936 me kërkesë të Mbretit Zog I, Pallati Mbretëror u braktis nga Mbreti ende pa përfunduar. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte të përfunduar. Në vitin 1941 arkiketët italianët filluan ta rindërtonin dhe aty u vendosë shtabi qendror i ushtrisë italiane. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941. Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”. Aty përvec se kanë qendruar dhe qendrojnë presidentët e vendit dhe stafet e tyre, gjithashtu organizohen mjaft festa dhe ceremoni zyrtare. Në 8 Tetor 2016, në ambientet e Pallatit Presidencial u organizua dasma e Lekes II me znj. Elia Zaharia.   

Stili arkitekturor

Pallati dallohet për stilin racionalist. Është i veçantë në llojin e tij, jo vetëm në vend, por edhe në krahasim me arkitekturën fashiste, duke përfshirë edhe vetë Italinë. Ky park është një galeri e vërtetë me skulptura mitologjike, i ndërtuar sipas modelit të Tempullit të Muzave, i kultit mitologjik të Apollonit, realizuar në vitet ’30 -’43. Parku Mbretëror ka një sipërfaqe prej 74 ha. Në zona të ndryshme ka shatërvane, galeri skulpturash, kopshte me pemë, lule dhe labirinte në formë spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit.

“Royal Palace” the forbidden zone - now is open for public in Tirana

Rendësia e këtij pallati qëndron në faktin se gjithcka aty është ruajtur perfekt nga ndërhyrjet e njerëzve. Madje dhe pemët janë origjianale sic jane mbjellë 80 vite më parë, po kështu dhe bimësia në kopësht. Gjithcka brenda, muret, tavanët, dhomat janë ruajtur shkëlqyer, por gjithsesi kanë nevojë për një rivlerësim dhe restaurim pasi fshehin një potencial të madh të trashëgimisë shqiptare. Në udhëtimin tonë të parë do të preferonim një guidë për të na treguar rëndësinë e Pallatit dhe cdo objekt të tij. Ndoshta mënyra më e mirë do të ishte që njerëzit të ishin të drejtuar dhe orientuar dhe jo thjesht të shëtisnin nëpër kopësht e kudo. Lajmi i mirë është se Tirana tashmë ka një tjetër destinacion të rëndësishem për të tërhequr turistët. 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort