Tradita krutane vjen në Tiranë

Historia e Krujës së bashku me heroin tonë kombëtar Skëndërbeun, traditat, kërcimet dhe vallet e zonës, suveniret dhe çdo gjë e bukur e këtij qyteti, u zhvendosën për një ditë në kryeqytetin e Tiranës, në eventin "Mozaiku i Krujës". Aktivitetet u zhvilluan në Pazarin e Ri  te kryeqytetit i kthyer tashmë në qëndrën e aktiviteteve kulturore nga e gjithë Shqipëria. Fondacioni AADAF në bashkëpunim me shoqatën TID Kruja, Bashkinë e Krujës, Agjencinë Rajonale për Zhvillim dhe me mbështetjen e Znj. Eglantina Gjermeni dhe Z. Erion Veliaj ishin organizatorë të këtij aktiviteti në Tiranë. 

Mosaic of Kruja in Tirana

Pazari i Ri ishte plot gjallëri gjatë gjithë ditës së sotshme, me këngë dhe valle popullore. Kureshtja për këtë event mblodhi banorët e zonës së Pazarit të Ri, turistët rastësorë dhe admirues e artdashës të traditës krutane. Atmosfera që u krijua ishte mjaft e bukur. Disa njerëz kërcenin, të tjerë fotografonin kostumet popullore, disa të tjerë ishin të interesuar për të blerë produktet krutane. Aktiviteti nisin në orën 11 me performancën e Pleqve të Krujës dhe shfaqja vazhdoi me këngët popullore krutane si edhe valle.

Mosaic of Kruja in Tirana

Shumë nga ju mund të pyesin se përse Mozaiku i Krujës promovohet në Tiranë? Sepse Kruja mbart një histori të jashtëzakonshme, e cila daton që nga lashtësia dhe ka një trashëgimi të pasur kulturore. Qyteti i Krujës ka qenë qëndra e rezistencës së shqiptarëve kundër Otomanëve nën udhëheqjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kruja nuk mund të quhet e plotë pa Skënderbeun dhe sot ai ishte i pranishëm përmes një personazhi të veshur si heroi ynë kombëtar. Shumë prej njerëzve mbetën të surprizuar dhe filluan të bënin foto, veçanërisht turistët, pasi kurioziteti i tyre për historinë tonë është i madh.

Mosaic of Kruja in Tirana Albania

Një moment interesant ishte dhe përgatitja e qelesheve prej artizanëve. Kruja është e njohur për kulinarinë e pasur, sofrën krutane dhe gratë nga Kruja përgatitën gatime të njohura të zonës si p.sh kabuninë, një ëmbëlsirë me oriz dhe rrush të thatë.

Mosaic of Kruja in Tirana Albania

Nëse keni kureshtje për të njohur më tepër Krujën ne ju rekomandojmë ta vizitoni dhe ta njihni më mirë nëpërmjet këtij turi.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort