Euridita, drama e njohur e shkruar nga autorja amerikane Sarah Ruhl, vjen për herë në skenën shqiptare nga regjisorja Jonida Beqo, Teatri Metropol. Një ditë më parë drama u shfaq për gazetarët tek Piramida, ndërkohë që premiera do të jetë në datën 12 tetor, në të njëjtën skenë.
Kjo dramë tregon historinë klasike të mitit Orfe, por e parë nga sytë e gruas së tij të Euridita. Është një histori mjaft e trishtueshme, e cila na con në botën e të vdekurve. Euridita dhe Orfeu ishin të dashuruar me njeri tjetrin. Dashuria e tyre ishte aq romantike dhe aq sublime. Çdo gje dukej perfekte deri ditën e dasmës së tyre. Çifti vuri kurorë dhe muzika e dasmës dhe kërcimet ishin aq të gëzuara. Euridita del pak jashtë për të shuar etjen, dhe papritur takon Vdekjen, rol që luhet nga vetë regjisorja Jonida Beqo. Vdekja e fton Euriditën në botën tjetër duke e joshur me letrat e babait të vdekur. Dhe papritur Euridita rrëzohet nga një platformë e lartë dhe vdes ditën e dasmës së saj. Kjo ishte tragjedia e jetës për Orfeun, për të cilin fillon vuajtja dhe trishtimi i pandalshëm. Ai ishte muzikant dhe gjithë trishtimi përjetohet me muzikën e tij.
Ndërsa Euridita udhëton në botën tjetër, ku ajo takon babain e saj të vdekur. Ajo nuk kupton asgjë cfarë i ka ndodhur, ndërsa i ati e ndihmon të kuptojë se ku ndodhet, i kujton fëmijërinë, momentet e bukura, dhe mbi të gjitha i sjell në kujtesë dashurinë e jetës së saj, Orfeun. Madje ai i lexon dhe letrat e dashurisë që Orfeu i hidhte nga bota e të gjallëve.
Shfaqja zhvendoset nga bota e vdekur tek bota e gjallë, aty ku Orfeu luan muzikë vajtimi. Kur e dashura e tij ishte gjallë, muzika e tij ishte shumë e gëzueshme, por pas vdekjes së saj, pikëllimi mbyti dhe artin e tij. Orfeu nuk mund të jetonte pa Euriditën, ndaj vendosi të shkonte në botën e të vdekurve për të rimarrë gruan e tij. Euridita kishte një mundësi për t’u rikthyer në jetë, pas këmbënguljes së Orfeut që trokiti në portën e vdekjes, por ajo zgjodhi të rrinte me babain e saj.
Duket si një dashuri që nuk mbaron kurrë, por kur Orfeu mbërrin përfundimisht në botën e të vdekurve, ata të dy nuk bashkohen, pasi Euridita humb sërish në lumin e haresës dhe martohet me djalin e Vdekjes.
Muzika live shoqëron gjithë shfaqjen, disa herë e gëzuar dhe disa here e trishtuar. Aktori i talentuar Amri Hasanlliu, jo vetëm këndon por luan 6 instrumenta. Euridita luhet nga aktorja e re dhe e talentuar Armela Demaj, ndërsa e veçanta e kësaj drame është rikthimi i aktorit të mirënjohur Niko Kanxheri që luan rolin e babait të Euriditës. Vetë regjisorja e shfaqjes luan rolin e Zonjës Vdekje.
Euridita është shfaqja që hap sezonin e teatrit Metropol. Drejtorja e këtij teatri, Jonida Beqo thotë se jo më kot vendosi që këtë pjesë të parë ta sjellë te Piramida, për të rivënë në funksionim ndërtesat e tjera publike. Piramida që është simboli i varrit, ishte zgjedhja e duhur për skenografinë dhe tematikën e Euriditës, subjekti i së cilës vërtitet rreth ‘vdekjes’ .
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |