Historia e pallateve të Shallvareve dhe Agimit në Tiranë

Turistët në Tiranë nuk i njohin këto vende, por vendasit në Tiranë i njohin shumë mirë. E keni menduar ndonjëherë se përse e kanë marrë këtë emër këto lagje të njohura?

Parku Rinia Tirane Shqiperi

Shallvare është një emër i çuditshëm, i cili nuk është as në gjuhën shqipe. Zona e pallatave përballë parkut Rinia, e cila është një zonë plot me bare, restorante dhe dyqane. Pallatet e Shallvareve fillojnë që nga ndërtesa përballë Bankës Kombëtare dhe vazhdojnë deri në fund të rrugës ku ndodhet lumi Lana.

Fotografi te vjetra ne Tirane Shqiperi

  I gjithë kompleksi i apartamenteve të Shallvareve ka një stil sovjetik arkitekturor. Janë pallate 5-katëshe me dhoma dhe ballkone të vogla. Inxhinieri Orhan Sakiqi ka dhënë një intervistë këto ditë në mediat shqiptare dhe ka sqaruar se ka dy versione për origjinën e Shallvareve; versioni i parë është i lidhur me pasanikun e asaj kohe të quajtur Miltiadh Shallvari, i cili ishte pronar toke në atë zonë dhe versioni i dytë është se termi shallvare vjen nga Turqishtja, e cila do të thotë “brekushe”, të cilat përdoreshin nga garnizioni turk në kohën kur luanin futboll në fushën gjigande në atë zonë. Pranë kësaj fushe të madhe ndodheshin disa shtëpi dy katëshe, ku jetonin disa prej familjeve të njohura Tiranase, si sopranoja Tefta Tashko, historiani Osman Myderizi etj. Shtëpia me Gjethe, e cila tashmë është kthyer ne muze, po në këtë zonë, dikur ishte qendra shëndetësore e Dr. Basho, ndërsa një prej ndërtesave të vjetra aty, ishte dhe Shtëpia Botuese e para në Tiranë, e quajtur “Gutenberg”.

Pallatet Agimi ne Tirane

Ndërtimi i pallatave Shallvare filloi në vitin 1951-1953. Zona ishte zgjedhur nga Komiteti Qendror sepse hapësira ishte e madhe dhe pranë qendrës së Tiranës. Në të njëjtën kohë në Parkun Rinia përballë Shallvareve, u mbollën pemë nga studentët e Universitetit Bujqësor. Pra ideja për zhvillimin e plotë të zonës ishte e pandalshme. Arkitekti i këtyre ndërtesave ishte Gani Strazimiri, i specializuar në Bashkimin Sovjetik. Stili arkitekturor u adaptua i gjithi nga Moska, dhe ndaj ishte i lehtë për t’u realizuar.

Puna vazhdoi më pas me pallatet Agimi, në anën tjetër të lumit Lana. Ato u quajtën pallatet Agimi, që përkon me domethënien e ditës së re. Të gjitha këto apartamente kanë të njëjtin stil, dhe ishte e lehtë të përfundoheshin në kohë rekord për dy vite (1953-1955). Rreth 500-600 të burgosur politik kanë punuar në ndërtimin e këtyre pallatave.

Pallatet Agimi

Arkitektët e përfunduan bllokun me të njëjtat projekte, duke vazhduar me të njëjtin stil përgjatë bulevardit Zhan D’Ark, duke krijuar formën e shkronjës “U”, ky stil vazhdonte deri në rrugën e Myslym Shyrit. Pallatet e Myslym Shyrit  përfunduan në vitin 1964. Gjithashtu në të njëjtën dekadë u ndërtuan pallatet e rrugës “4 Shkurtit”, e cila tani njihet si rruga Ibrahim Rugova e njohur ndryshe si zona e famshme e Bllokut. Me të njëjtin stil vazhduan dhe ndërtesat deri te 21 Dhjetori dhe Rruga e Kavajës. Disa njerëz i quajnë këto apartamente 5 katëshe të shëmtuara.  Në fakt veç modelit dhe ngjyra e tyre e kafe, i jepte një pamje të zymtë qytetit. Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë në atë kohë Edi Rama (kryeministiri aktual) dhe kryetari i bashkisë aktual Erion Veliaj, po i lyejnë këto ndërtesa me ngjyra të ndezura dhe forma të ndryshme për t’i bërë më tërheqëse këto lagje, të cilat ndodhen në zemër të Tiranës. Në pamundësi për t'i prishur, lyerja e tyre me ngjyra, është mënyra më e mirë për t'i dhënë bukuri këtyre lagjeve qëndrore të kryeqytetit. 

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort